Kioske
Transporti në kohën e ‘Enverit’… shqiptarët ‘safari’ majë ZIS-it
Shumëkush e mban mend mjerimin në kohën e komunizmit në Shqipëri, ku njëri prej sektorëve më të prekshëm, transporti publik, ngjasonte me të bërit ‘safari’.
Për të udhëtuar nga një qytet në tjetrin për një gëzim, punë apo hall, njerëzve u duhet të sfiliteshin duke u ngritur që me natë për të udhëtuar majë karrocerisë së një ZIS-i, GAZ-i apo Skode.
Në zonat më të urbanizuara gjeje edhe trena apo autobusë, madje në qytete kishte edhe taksi, por ato ishin gjithsesi një luks dhe nuk mbulonin çdo destinacion.
Në shumë zona të thella të vendit transporti ishte një aventurë me vete dhe një okazion në shpresë të mjeteve rastësore që mbulonin ato akse.
“Podiumi.com” është munduar që nëpërmjet fotogalerive të ndryshme të sjellë një pjesë të mjeteve dhe momenteve nga udhëtimet e njërëzve në atë kohë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu