Si çdo fundviti “Klubi i Mëngjesit” në Club FM po organizon “Maratonën” për të mbledhur dhurata nga më të ndryshmet për fëmijët dhe familjet në nevojë.
Edhe këtë vit nuk kanë qenë të paktë njerëzit që kanë përqafuar nismën e “Klubit të Mëngjesit”, i cili sapo ka filluar maratonën, është mbushur me mysafirë fëmijë, të rritur, të cilët kanë dhuruar tesha, libra, lodra nga të ndryshmet, me qëllimin e vetëm që edhe ata fëmijë edhe ato familje në nevojë të gëzohen sado pak në këto ditë festash.
Për këdo që ka dëshirë që të ndjejë kënaqësinë e të dhuruarit, “Klubi i Mëngjesit” do të jetë në transmetim live 24 orë rresht në Club FM dhe Club TV nga data 15 deri më 16 dhjetor.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu