Ke vuajtur ndonjëherë nga pagjumësia? Me siguri PO, si të gjithë njerëzit në periudha të ndryshme. Shkaktarët që sjellin këtë gjendje pagjumësie janë disa, por ndonjëherë, pikërisht atëherë kur do më shumë të flesh, ankthi të shtohet më shumë duke të lënë orë të tëra pa gjumë.
Kjo është edhe arsyeja më e rëndësishme pse nuk duhet të përdorësh asnjë mjet teknologjik nëse do të flesh, por gjumi nuk të zë. Shpeshherë, njerëzit mendojnë se duke pasur telefonin në dorë për të naviguar në internet, tabletin apo edhe duke parë televizor, do t’u vijë gjumi më shpejt. Por kjo nuk është e vërtetë. Arsyeja pse nuk duhet përdorur asnjë pajisje teknologjie është drita blu që lëshojnë ato. Smartphone, kompjuteri, televizori ose tableta, sipas Sleep Education, mund të të ndihmojnë për të kaluar kohën, por në të vërtetë, ato punojnë kundër ciklit të gjumit. Nëse je në përpjekje për të fjetur, drita e tyre është stimulues për të ndihmuar zgjimin.
Në vend që ta torturosh veten më shumë deri natën vonë duke kontrolluar Instagramin, merru më mirë me një libër. Është mënyra më e mirë për t’u çlodhur dhe për të ndihmuar gjumin.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu