Lidhu me ne

Kryesore

Censura e medias për fushatë, akt i paprecedentë në Shqipërinë e viteve të fundit

Gjergj Erebara

Partia Socialiste ka propozuar një masë ekstreme në Kodin Zgjedhor përmes të së cilës kërkon të krijojë një sistem regjistrimi dhe monitorimi të portaleve, një propozim që një ekspert me të cilin foli BIRN e konsideroi shqetësues dhe konfuz. Deputeti Taulant Balla propozoi ndryshimin në Komisionin Parlamentar të Reformës Zgjedhore dhe propozimi i tij  kërcënon portalet me mbyllje në rast se “angazhohen në propagandë zgjedhore”.

Sipas një drafti që Balla i dha BIRN, propozimi thotë:

“Ndalohet përdorimi i portaleve elektronike të pa kontrolluara nga Bordi i Monitorimit të Mediave për propagandë zgjedhore. Autoritet shtetërore marrin masa për mbylljen gjatë fushatës zgjedhore të portaleve elektronike të pa regjistruara të cilat përhapin propagandë zgjedhore, zhvillojnë sondazhe pa respektuar rregullat e këtij kodi, apo kalojnë kufirin e informimit dhe konsiderohen propagandë zgjedhore”.

Kërcënimi me censurë paraprake të medias në fushatë zgjedhore përbën një akt të paprecedent në Shqipërinë e viteve të fundit. Herën e fundit kur media kishte detyrim të licencohej para se të botohej ka qenë viti 1997, kur qeveria demokrate e kohës, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe kërkoi autorizim paraprak për botimin e gazetave. Shumica dërrmuese e gazetave refuzuan të regjistrohen dhe rrjedhimisht ndërprenë botimin për disa muaj.

“Imponimi i një modeli që zbatohet në fushën e televizioneve edhe në sferën online është shumë problematik, por është e vështirë të kuptohen si do të bëhet ky rregullim për shkak se formulimi është shumë konfuz”, tha për BIRN Darian Pavli, Drejtor i Programeve pranë Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë – Soros në Tiranë.

Aktualisht Shqipëria ka një nen në kodin zgjedhor të miratuar në vitin 2003, i cili i kërkon televizioneve publike dhe private që t’i japin kohë të barabartë partive politike sipas kuotave të paracaktuara në kodin zgjedhor. Kodi parashikon gjoba deri në 3 milionë lekë për televizionet të cilat shkelin parimin e trajtimit të barabartë të subjekteve zgjedhore kryesore dhe të pasqyrimit me minutazh më të vogël të subjekteve të tjera, por kurrsesi nuk parashikon mbyllje të televizionit.

Por sipas propozimit të Ballës, portalet, ndryshe nga televizionet, jo vetëm që do të duhet të vendosen nën monitorim nga Bordi i Monitorimit të Medias, por ato duhet të mbyllen “përgjatë fushatës zgjedhore” në rast se refuzojnë të regjistrohen. Bordi i Monitorimit të Medias është një institucion që krijohet pranë KQZ për periudhën zgjedhore, i cili ka për detyrë të analizojë të dhënat e siguruara nga Autoriteti i Mediave Audiovizive për të parë nëse televizionet kanë shkelur apo jo dispozitat e kodit zgjedhor mbi pasqyrimin në televizione të fushatës zgjedhore. Gjithsesi, Bordi i Monitorimit të Medias nuk ka dënuar deri më sot ndonjë televizion për shkelje të tilla.

Gjatë zgjedhjeve të vitit 2015, p.sh, Bordi i Monitorimit të Medias, i cili teorikisht duhet të përbëhet nga profesionistë të pavarur por që zakonisht përbëhet nga njerëz të lidhur ngushtësisht me partitë politike, propozoi gjoba për televizionet që kishin mbështetur njërën palë. Por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi ta injorojë propozimin për vendosje gjobash.

Ndryshe nga televizionet, portalet, sipas propozimit, nuk përgjigjen vetëm për trajtimin e barabartë të subjekteve, por edhe për përmbajtjen e lajmeve, gjë që sugjeron që Bordi i Monitorimit të Medias dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të dyja institucione thellësisht të politizuara, të kenë të drejtë të urdhërojnë bllokimin e portaleve të caktuara sipas dëshirës së vet, bazuar në parime efektivisht të pamatshme. Sipas propozimit, KQZ-së i lind e drejta të bllokojë portalet që “kalojnë kufirin e informimit dhe konsiderohet se bëjnë propagandë zgjedhore”.

Mbetet e paqartë se si mund të zbatohet teknikisht një klauzolë e tillë ligjore duke marrë parasysh se, ndonëse qeveria shqiptare është në gjendje teknikisht të kontrollojë aksesin në faqe të caktuara në territorin e Shqipërisë, ajo nuk ka mundësitë të kontrollojë rrjetet e medias sociale të tilla si Facebook. Kjo është nisma e disatë e qeverisë apo politikës kundër medias në internet. Vetë kryeministri Edi Rama kërcënoi pak kohë më parë se do t’i jepte fund analistëve dhe portaleve, të cilat, sipas tij, janë kthyer në parti politike që nuk votohen dhe nuk i japin llogari askujt.

Reporter.al

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix1 ditë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix1 ditë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix1 ditë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar1 ditë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix1 ditë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix1 ditë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix1 ditë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske1 ditë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix1 ditë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook