Kioske
Vetëm Mimi, s’ka Mrika…
Shpeshherë në parlament e kanë ngacmuar për emrin. Kështu ka bërë edhe Enkel Demi në emisionin “Shih programin” Në TVSH. Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli shpjegoi domethënien e emrit dje. Ajo tha se ka qenë babai i saj, që e pagëzoi me këtë emër, duke qenë se ishte një adhurues i Puçinit.
Së shpejti më kanë njoftuar që teatri operas do të rivendosë mos gaboj “La Boheme”, historinë e Mimit. Do shkosh ta shikosh. Kam përshtypjen se në Mars do rivendoset?
Në fakt arsyeja pse unë quhem Mimi është pikërisht vepra e Puçinit. Unë sigurisht e di që emri i një prej arieve quhet sa dorë e akullt….. E kam pasur për detyrë që ta mësoj përmendësh të gjithë veprën. Babai im ka qenë një njohës shumë i mirë i muzikës klasike dhe një fan i Puçinit dhe kjo ka qenë arsyeja pse jam quajtur Mimi. Në shqip kjo tingullon pak e çuditshme dhe theksi bie tjetër kund, po gjithsesi prap emri im nuk është një shkurtim emri, është thjesht dhe vetëm emri që babai im i dashur më ka vënë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu