Radar
Ja sa është rritur “Gjino”, për të gjithë ju që nuk e kini parë
Të gjithë ne e kemi parë filmin “Përrallë nga e kaluara” e aty personazhin më tipik Gjinon. Filmi më i suksesshëm shqiptarë me një fabul tepër interesante ka tërhequr për vite me radhë çdo shqiptarë përpara ekranit në të cilin transmetohej. E sa herë e shihnin aq më shumë ju pëlqente.
Personazhi më kryesor në këtë film është Gjino, i cili sot normalisht është rritur dhe nuk ka më nevojë ta martojë familja apo që gruaja ta vërë në gjumë.
Bëhet fjalë për aktorin Admir Sorra i cili ishte 12 vjeç kur luajti rolin e 14 vjeçarit Gjino në filmin e mbështetur në komedinë e Çajupit shndërruar në një vepër kinematografike të pavdekshme nga Dhimitër Anagnosti.
Më tej vjen Marigoja që lufton në emër të dashurisë së vërtetë dhe Gjinoja që duhej të rritej për “të kapur fiqtë” janë dy personazhet e filmit që fitoi çmimin e parë në Festivalin XV Ndërkombëtar të Filmave të Europës Lindore në Bondy France në 1990.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu