Lidhu me ne

Kioske

Milo: Koalicioni “i ngrirë”, por shqipëtarëve duket sikur iu pëlqen mosvarja e Ramës ndaj të vegjëlve.

edi-rama-dhe-paskal-milo

Koalicioni me LSI-në, por edhe me forca të tjera si PDIU, duket se kanë bërë që Partia Socialiste të harrojë aleatët e saj tradicionalë. Partia Demokracia Sociale, edhe pse ka qenë pjesë e koalicionit të gjerë fitues të 2013-s, por edhe atij të 2015-s, ende nuk është përfshirë në qeverisje, ose më qartë, siç thotë zoti Milo, marrëdhëniet me PS-në janë të ngrira.

“Presim të shkrihen, nëse do të shkrihen. Bashkë me Kongresin e Partisë Socialiste po vjen edhe pranvera. Nëse ky Kongres do të vendosë që t’i shkrijë këto marrëdhënie dhe t’i fusë në rrjedhën e tyre normale të dikurshme, atëherë edhe ne do të jemi gati”, tha Paskal Milo.

Sipas zotit Milo, nëse PS-ja do të ruajë këtë pozicion, kjo nuk ka sesi të mos ndikojë në të ardhmen e Demokracisë Sociale dhe qëndrimet e saj.

“Nëse llogaritë i kanë bërë që nuk do të kenë nevojë për ne, përmes ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, atëherë edhe ne do të shikojmë edhe do të veprojmë në lidhje me atë se çfarë do të bëjmë në të ardhmen. Nuk duam as që t’u imponohemi dhe as t’u lutemi, askujt dhe për asgjë”, vijoi më tej kreu i PDS-së, Milo.

Një vit e gjysmë nga zgjedhjet e përgjithshme, mbetet për t’u parë se cili do të jetë qëndrimi i PS-së me aleatët e saj. Pak ditë më parë, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut duket se shkoi drejt aleancës me PD-në, e tashmë edhe PDS shpreh hapur pakënaqësitë e saj.

Por nëse PBDNJ-ja po shkon drejt bashkimit me opozitën, Demokracia Sociale ende pret në koalicion. Pret, siç thotë zoti Milo, që marrëdhëniet të shkrijnë.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix13 minuta më herët

Sa para do të përfitojë Donald Trump nga mandati i tij i dytë?

Shkruar nga Jill Filipovic Trump kaloi 1 nga çdo 3 ditë të 3 viteve të tij të para në detyrë...

Radar1 ditë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix1 ditë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore1 ditë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix1 ditë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport1 ditë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix2 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix2 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Kryesore2 ditë më herët

Shkrihet Bindja Demokratike

Fotomontazh – Fabjan Topollaj dhe Astrit Patozi Partia Bindja Demokratike është drejt shkrirjes. Sipas informacioneve që disponon CNA, pretendohet se...

Mix2 ditë më herët

Rezultatet zyrtare: Ja sa banorë ka Kosova në vitin 2024 ?

Në Kosovë jetojnë 1,602,515 banorë. Kështu ka bërë të ditur Drejtori i Agjencisë të Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati,...

Facebook