Kryeministri Rama ftoi, ditën e premte, sipërmarrësit polakë të investojnë në Shqipëri me argumentin se “Shqipëria nuk është një vend i mërzitshëm si Polonia.”
Në Shqipëri nuk mërzitesh kurrë, gjë që nuk mund të thuhet për Poloninë apo për vende të tjerë të BE-së. Ju siguroj që nuk ka një njeri që pasi vjen dhe e njeh Shqipërinë nuk do të kthehet.
Argumentin se vendet evropiane janë të mërzitshme, Kryeministri Rama e ka përdorur dhe për Zvicrën.
Në një intërvistë për “Das Magazin”, në qershor të vitit 2016, Kryeministri Rama u shpreh:
“Duke e krahasuar me rajonin tonë, Zvicra është e mërzitshme, për vdekje e mërzitshme.”
Ky lloj mendimii kryeministrit dëshmon mangësi të madhe të kuptimt dhe të njohjes së tij.
Së pari ai nuk kupton çfarë janë bizneset dhe investimet e ndershme. Çfarë duan investitorët që të investojnë, të rrezikojnë paratë e tyre, të shpenzojnë mundin dhe djersën e tyre. Ai i shikon investitorët si aventurier në vende ekzotike në kërkim të aventurës dhe të papriturës dhe jo si njerëz të pjekur që kërkojnë siguri, garanci dhe rrezik të parashikueshëm.
Së dyti ai dëshmon komplet humbjen e kontaktit me realitetin e vendit sidomos njohjen mbi jetën e njerëzve të thjesht. Shqipëria nuk është vend i mërzitshëm për millionerët që i bëjnë paratë lehtë si klientët e tij. Në Shqipëri me shume se 30 perqind e popullsise jetojne ne varferi ekstreme
Për ta dhe për qindra mijëra të tjerë, Shqipëria jo vetëm është një vend i mërzitshëm por është vend që sjell dëshpërim, zhgënjim, dhimbje, mungesë mundësish për veten dhe fëmijët. Kryeministri duhet ta dijë se shumica e shqiptarëve duan të ikin nga ky vend, të cilin ai e shikon njësoj si të pasurit shikojnë vendet e largëta ekzotike.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu