Lidhu me ne

Kryesore

Shqipëria, ndër vendet me shpejtësinë më të ulët të internetit

internetJanë të pakta vendet e Europës që vuajnë shpejtësinë e ulët të internetit e ndër to është edhe Shqipëria. Vendi ynë, sipas një raporti të hartuar nga kompania Akamai, e cila punon për llogari të klientëve të tillë si Airbnb to Autotrader e të publikuar nga valeunomand.com për 2015-n llogarit një shpejtësi mesatare prej 5 Mbps.

Në këtë renditje, Shqipëria lë pas vetëm Malin e Zi, ku shpejtësia llogaritet në 4.6 Mbps.

Edhe Kroacia, pavarësisht se është një vend i BE-së, vuan nga ky nivel i ulët. Madje kjo ka qenë edhe një çështje e diskutuar nga Parlamentin kroat, duke qenë se është një objektiv i kërkuar nga Bashkimi Europian. Në një artikull të total- croativ news, thuhet se vendi arrin të lërë pas për nga shpejtësia e internetit vetëm Shqipërinë dhe Kosovën.

“Kroacia aktualisht ka shpejtësinë më të ulët të internetit në Europë. Vetëm Shqipëria dhe Kosova kanë internetin më të ngadaltë se ne. Sllovenia, për shembull ‘navigon’ me shpejtësi dy herë më të lartë”, tha Gordan Maras.

Bashkimi Europan që nga maji 2015 ka miratuar një strategji në lidhje me krijimin e një tregu të vetëm dixhital (Digital Single Market), sipas të cilit deri në vitin 2020 do t’i jepet çdo qytetari europian akses për internet me shpejtësi 30 Mbps. Në anën tjetër do të garantohet ofrimi i shërbimit 5G për çdo kryeqytet të shteteve anëtare të BE-së deri në 2020-n./Monitor

Renditja e disa vendeve të rajonit

Në shkallë botërore, Europa renditet ndër kontinentet që zbaton një shpejtësi të lartë sa i përket internetit falë tregjeve të hapura, infrastrukturës dhe përpjekjeve për kërkime në teknologji. Disa nga shtete me shpejtësi të madhe të internetit gjenden në Europë. Suedia është ndër këto vende me shpejtësi mesatare ndërlidhjeje 17.5 Mpbs.

Ndërsa vendet me shpejtësi më të ulët të internetit në Europë janë:

5 – Bjellorusia

Shpejtësia e internetit: 6Mbps

4 – Bosnjë dhe Hercegovina

Shpejtësia e internetit: 5.7 Mbps

3 – Kroacia

Shpejtësia e internetit: 5.5 Mbps

2 – Shqipëria

Shpejtësia e internetit: 5 Mbps

1 – Mali i Zi

Shpejtësia e internetit: 4.6 Mbps

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 orë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix1 orë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix1 orë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix1 orë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar2 orë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix2 orë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix2 orë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix3 orë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske3 orë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix4 orë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook