Një makinë shtetërore është kryesisht e destinuar për të transportuar kreun e shtetit. Këto makina në raste më të rralla përdoren edhe për të transportuar pjesëtar të qeverisë, ose delegacione të shteteve të tjera për vizita zyrtare.
Shumica e këtyre makinave janë tepër luksoze dhe me nivel të lartë sigurie.
Opinion.al ju sjell një pamje të 20 makina presidenciale më luksozë , të renditura nga “Richest Lifestyle”.
Shtetet e Bashkuara – Cadillac One
Kjo është makina që përdor Presidenti i SHBA. Kjo makinë e porositur në formën e limuzinës, është e blinduar dhe shpesh për të është përdorur pseudonimi “Bisha”.
India– Mercedes Benz S600 (W221) Pullman Guard
Kjo është makina që përdor Presidenti i Indisë. Edhe kjo është një makinë e ndërtuar në formën e limuzinës. Ka ngjyrë të zezë dhe është e blinduar.
Mbretëria e Bashkuar- Bentley State Limousine
Kjo makinë përdoret kryesisht nga anëtarë të familjes mbretërorë.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar- Jaguar XJ Sentinel
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar përdor një makinë nga flota e blinduar e Jaguar XJ Sentinel. Ai shoqërohet nga autokolona e policisë që përdor Range Rover ose Land Rover Discovery.
Kina – Hongqi Limousine
Lidërët Kinezë kanë përdoru për vite limuzinën Hongqi.
Itali – Lancia Thesis
Presidenti aktual i Italisë përdor dy makina identike të blinduar të llojit Lancia Thesis si dhe një tjetër rezervë. Delegacionet zakonisht shoqërohen nga tre Maserati Quattroporte.
Gjermani – Mercedes-Benz S600L
Presidentët e Gjermanisë, Kancelarët dhe politikanë të nivelit të lartë përdorin prej vitesh Mercedes-Benz S-Class. Angela Merkel aktualisht përdor një Mercedes-Benz S600L.
Japoni – Toyota Century Royal
Perandori dhe Perandoresha e Japonisë përdorin një makinë Toyata Century Royal, një makinë e bërë me porozi dhe që kushton gati 500 mijë dollarë. Kjo makinë e blinduar është 6.5 metra e gjatë dhe 2 metra e gjerë.
Kenia – Mercedes-Benz Pullman S600
Presidenti i Republikës së Kenias përdor një makinë të blinduar të llojit Mercedes-Benz Pullman S600.
Malajzia – Maybach 62
Kreu i Malajzisë aktualisht përdor një Maybach 62 të zezë, ndërkohë që ka në dispozicion edhe një Bentley Continental Flying Spur në ngjyrë blu të errët dhe një Bentley Arnage të blinduar.
Maroku – Mercedes 600 Pullman
Mbreti i Marokut përdor një Mercedes 600 Pullman gjatë udhëtimeve të tij në Marok. Pjesë e flotës mbretërore janë gjithashtu edhe Mercedes-Benz S500, disa modele Range Rover dhe disa Lexus.
Filipine – Mercedes-Benz W221
Presidenti i Filipineve përdor dy Mercedes Benz W221 të zinj dhe të blinduar. Pjesë e eskortës presidenciale janë edhe disa makina Nissan Patrol.
Rusi – Mercedes S-Class Limousine
Presidenti i Rusisë përdor një Mercedes S-Class të blinduar në formën e limuzinës.
Singapor – Mercedes-Benz S350L
Presidenti i Singaporit përdor një Lexus LS 430 të vitit 2001 dhe një Mercedes Benz S350L të 2010-ës. Të dyja janë ngjyrë e bardhë.
Koreja e Jugut – Hyundai Equus VL500 (550) Limousine
Presidenti i Koresë së Jugut përdor një makinë të blinduar Hyundai Equus VL500 (550). Tre prej tyre janë prodhuar në vitin 2009 nga Hyundai.
Tajlandë– Maybach 62 Limousine
Mbreti i Tajlandës përdor një limuzinë Maybach 62 dhe në eskortën e tij të policisë ka Mercedes S-Class (W221) dhe serinë e BMW 5.
Uzbekistan – Range Rover Supercharged
Kreu i Uzbekistanit përdor një Range Rover Supercharged të porositur me xhama anti plumb.
Vatikani – Mercedes-Benz M-Class
Papa i Vatikanit përdor një Mercedes-Benz M-Class të bardhë që në të është përshtatur edhe kabina e blinduar kur rri ai.
Brunei – Rolls-Royce Phantom VI
Sulltani i Bruneit një Rolls-Royce Phantom VI të vitit 1992. Kjo është makina e tij e ceremonive. Në raste të tjera jo ceremoniale ai përdor një Mercedes-Benz M-Class W163 ML55 AMG.
Norvegji – Binz
Në viti 2013 u bë parada e limuzinave të reja. Limuzina Binz u pa për herë të parë gjatë Krishtlindjeve në vitin 2012. Mbreti përdor gjithashtu makina të tjera luksoze si Audi A8 të 2007-ës.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu