Aktualitet
Përfundimisht jemi popull interesant, ja si bëjmë sehir…bombën
Paraditen e sotme, një nga lagjet më të populluara të Tiranës (Komuna e Parisit) është përfshirë nga paniku pas alarmit për një pako eksploziv vendosur pranë një qendre tregtare.
Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes lënda plasëse ishte vendosur pranë një mjeti tip “Ferrari” me ngjyrë të zezë.
Në orën 12 e 40 policia ka bërë shpërthimin e kontrolluar.
Makina ishte e parkuar në katin e dytë, të nëndheshëm të qendrës tregtare, sipër së cilës ka pallate banimi.
Gjatë këtyre orëve e gjithë zona u popullua me njerëz që bënin sehir dhe shihnin nga afër manovrat e policisë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu