Kryesore
Vatikani shpall “Akademik të Nderit” Presidentin e Eurosig & INSIG, z. Kadri Morinaj!
Vatikani shpall “Akademik të Nderit” Presidentin e Eurosig & INSIG, z. Kadri Morinaj!
Çmimi ndërkombëtar “Akademi i Nderit për vitin 2016”, Z.Morinaj iu dorëzua nga Presidenti i Akademisë Bonifaciana Kavalier, Doktor Sante De Angelis, përkrah shumë personaliteteve tjera botërore.
Presidenti i Kompanive të Sigurimeve EUROSIG dhe INSIG, Z. Kadri Morinaj, u vlerësua në Itali nga Akademia Papale Bonifaciana me titullin “Akademik i Nderit për vitin 2016”, me motivacionin: “Për impenjimin e kontributin aktiv kulturor e social, në realizimin e idealeve, vlerave e qëllimeve të kësaj Akademie”.
Në këtë ceremoni, e cila u zhvillua në qytetin e Anagnit, mjaft pranë Romës, e njohur ndryshe dhe si qyteza e Papëve dhe vendodhja e selisë qëndrore të kësaj Akademie, morën pjesë edhe Presidenti i Republikës së Kosoves, Z. Hashim Thaci, Ambasadoria e Republikës së Kosovës në Romë, Znj. Alma Lame, ish-Ambasadori i Shqipërisë në Selinë e Shenjtë Z. Zef Bushati, Kardinali Edwin Frederick O’ Brian, Kardinali Kurt Kock, President i Këshillit të Bashkimit të Krishterë, Arqipeshkvë të ardhur nga e gjithë bota, politikanë të parlamentarë italianë, si dhe përfaqësues së misioneve të ndryshme diplomatike pranë Selisë së Shenjtë.
Akademia Bonifacciana, prej vitit 2003 e ka kthyer në traditë vlerësimin me çmimin “Bonifacio” të personaliteteve të sukesshëm në fushën fetare, sociale, politiko e kultutore të zgjedhur nga Komiteti i Shkencor i kësaj Akademie.
Çmimi Bonifacio mban në historikun e tij vlerësime ndaj personaliteteve të rëndësishme si Papa Gjon Pali i II, Presidentët e Republikës Italiane, Oscar Luigi Scalfaro e Carlo Azeglio Ciampi, Nobelistja Rita Levi Montalcini etj.
Fjala e falenderimit të Presidentit të Kompanisë Eurosig e Insig, Z.Kadri Morinaj, u prit me mjaft inters nga të pranishmit. “Unë jam mysliman, u shpreh ai, vij nga një familje pratkitkuese e besimit mysliman, por si çdo shqiptar jetojmë në vendin tonë me një frymë vëllazërimi e harmonie fetare, ndaj dhe impenjimet e kontributet e mia nuk kanë njohur asnjë kufi ndarës”.
Gjithashtu, e përshëndeti këtë ceremoni dhe Presidenti i Republikës së Kosovës Z.Hashim Thaci, i cili falenderoi populln italian për mikpritjen që i ka bërë familjeve e fëmijëve kosovarë gjatë viteve të vështira të luftës, si dhe impenjimin e vazhdueshëm të qeverisë italaine e të Selisë së Shenjtë në vlerësimin e rrugës së zhvillimit të shtetit të Kosovës.
Çmimi ndërkombëtar “Akademi i Nderit për vitin 2016”, Z.Morinaj iu dorëzua nga Presidenti i Akademisë Bonifaciana Kavalier, Doktor Sante De Angelis.
“Ky është një çmim mjaft i lartë. Ndjehem shumë krenar, pasi ky çmim nuk më takon vetem mua tashmë, por gjithë popullit shqiptar, për të gjithë ata njerëz që japin kontributin e tyre në ndihmë të njerëzve në nevojë, në ndihmë të vlerave historike e kulturore të atdheut të tyre. Ky çmim i dedikohet dhe kompanisë time, rezultateve të saj, gjë që më ka dhënë dhe mua mundësinë të kontiuboj për vlerat historike, kombëtare e kultore të vendit. Ndihem shumë krenar, pasi ky është një çmim ndërkombëtar dhe jam tejet i lumtur dhe e ripërseris, krenar, që ndodhem përkrah shumë personaliteteve botërore me këtë çmim”, theksoi Presidenti i Eurosig dhe Insig, Z.Kadri Morinaj.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu