Lidhu me ne

Aktualitet

Julian Deda: Pse nuk flas më me Gentian Zenelajn…

Julian Deda: Pse nuk flas më me Gentian Zenelajn…

Në emisionin e së shtunës në ekranin e Televizionit Klan, “Xing me Ermalin”, ishte i ftuar aktori Julian Deda. Sikurse e prezantoi dhe Ermali, Juli është një nga miqtë e tij të vjetër dhe pasardhësi i një aktori të shkëlqyer si Zef Deda.

Sikurse është bërë traditë tashmë bisedat nisin plot humor dhe shaka, dhe aq më tepër kur bëhen bashkë dy shokë të ngushtë në një emision plot të qeshura dhe situata gazmore.

“Me të kam kaluar një pjesë shumë të rëndësishme të jetës time, sepse karriera ime si aktor ka filluar pranë tij dhe ai ka qenë një nga personat që më ka ndihmuar dhe mbështetur që të kem sukses”.  Me këto fjalë, Ermali ka ftuar në studio Julian Dedën.

Je një anëtar i mirëfilltë i Partisë Demokratike dhe këtë e tregon me gjithë qenien tënde në “Facebook”,  në emisione, dhe në çdo gjë tjetër që bën ti.

Jo vetëm unë në këtë studio. Është e vërtetë, unë jam anëtar i Këshillit të Partisë Demokratike, si dhe Koordinator Kombëtar i saj. Jo, të gjitha ato që them unë në Facebook,  kanë lidhje me të qenë anëtar i PD, por me realitetin që ne shohim dhe jetojmë përditë.

Pse e bën këtë? Do bëhesh ministër Kulture kur të vijë PD në pushtet?

Po më kanë premtuar një copë tokë që nga Fieri deri në derdhje të Bunës (Qesh). Nuk ka lidhje me premtimet, unë thjesht e ndjej dhe e bëj.

Nuk të duket vetja sikur je bërë i hidhur shumë me këta pushtetarët, sepse vetëm i shan, nxjerr vrer?

Ka një gjë, mbase ke të drejtë, pasi i shaj shumë. Unë akumuloj dhe gjithë mllefin që kanë shokët e mi që nuk duan të flasin dhe i hedh unë në Facebook. Për shembull më more ti pardje, me the hidhe një status dhe unë e hodha. Si mund të mos themi kur Tirana mbytet me sh**rrë qeni. Do kishin bërë mirë të na kishin sjellë drita.

juliii

Kujt i ke ngjarë?

I kam ngjarë gjyshes, por të gjithë thonë i kam ngjarë babait, por babi vetë i ka ngjarë gjyshes. Por të dy prindërit janë dy zhurmues me vete, dhe dardha ka rënë nën dardhë.

Sapo kemi kaluar festat e nëntorit dhe ti ke një ndjenjë atdhetarie dhe patriotike gjithmonë, jo vetëm kur luan Kombëtarja. Çfarë ka vendi jonë për të qenë krenarë?

Në nuk duhet të jemi patriotë vetëm kur luan kombëtarja apo kur na përfaqësojnë jashtë. Ne duhet të jemi dashamirës ndaj vendit edhe në të përditshme tonë, duke e respektuar, mos e bërë pis dhe duke respektuar njëri tjetrin. Vendi jonë ka çdo gjë për të qenë krenar, përveç drejtuesve.

Midis teje dhe Gentian Zenelajt (Gentit) ka pasur një thyerje në momentin që ai u largua nga Apartamenti 2XL dhe ju që atë ditë nuk flisni më. Sa e vërtet është kjo Juli?

Është shumë e vërtetë, por nuk ka ndodhur direkt pas ikjes. Unë dhe Genti nuk kemi më komunikim bashkë. Nuk me vjen mirë, por kjo është jeta, gjithsecili ka jetën e vet. Ai dhe unë vendosëm të rrimë kështu pa folur.

Çfarë ndodhi mes jush?

Të them të drejtën as unë nuk e di se çfarë ka ndodhur, edhe pse duket e çuditshme. Mbase e di Genti, pyete kur të vijë në emision.

Pyetjet nga Facebook-u

A e ke dëgjuar babin kur të ka kritikuar?

E dëgjoj gjithmonë.

A jeni i dhunshëm dhe sa herë të ka rrahur gruaja?

Gratë na rrahin përditë, ato janë forca e familjes.

A e rrahe Albanon apo të rrahu?

Ka dalë një konflikt në media, ndërkohë që nuk është e vërtetë. Dua t’ju them që ne nuk kemi nevojë të prodhojmë këto lajme. Nuk është e vërtete, ndoshta ka qenë zënkë punë, por asnjë gjë më shumë.

Si të thërrisnin çunat e lagjes kur ishe i vogël?

Cicë

A keni fjetur bashkë të dy (me Ermalin)?

Kemi fjetur vetëm në një dhomë, por jo krevat, se unë gërhas.

Cili është humoristi më i mirë se Zef Deda?

Zef Deda

/Tvklan.al

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix19 orë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix19 orë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix19 orë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix19 orë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar20 orë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix20 orë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix20 orë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix21 orë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske21 orë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix22 orë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook