Aktualitet
Kë ndoqën më shumë shqiptarët?
Dje në mbremje si rrallë herë drejtuesit kryesorë politikë në vend kishin zgjedhur të njëjtën ditë për të ndarë ekranet televizive. Edi Rama në Top Story të Sokol Ballës në Top Channel, Lulzim Basha në Opinionin e Blendi Fevziut në TV Klan, Ilir Meta tek Ylli Rakipi në News24 dhe Ben Blushi në Ora News.
Kreu i qeverisë ishte vetë përballë moderatorit të emisionit, ndërsa Basha dhe Meta kanë pasur përballë tyre edhe analiste.
Podiumi.com ka siguruar të dhënat e monitorimit, që behet për audiencën e televizioneve raporti jep një fitues jashtë intervistave politike.
Dje kryesues i audiencës ka qenë ekrani i Vizion Plus me ”Tu Si Que Vales”, një show televiziv ku zbulohen talente të reja, nën jurinë e Agron Llakajt, Kastriot CCaushi, Vikena Kamenica dhe Holta Dulaku. Emisioni drejtohet nga Ciljeta Xhilaga dhe aktori Florian Agalliu. Show televiziv i Vizion Plus ka qenë i pari në listën e kryesimit të ekraneve duke hedhur poshtë debatet politike.
Nga analiza e audiences për debatet politike rezulton se Lulzim Basha dhe Opinion janë ndjekur më shumë nga shqiptarët, më pas vjen kryeministri Edi Rama dhe kreu i LSI Ilir Meta.
Në disa momente duket se “Të Paekspozuarit” në News 24, barazon apo kalon audiencën e Top Story ku ndodhej Edi Rama, por pa mundur të afrohet me Opinionin. Audienca e debateve politike ka pasur kryesues gjatë gjithë kohës kryetarin e PD Lulzim Basha, kjo edhe për shkak të dominancës që bën shpesh në audiencën televizive Opinioni i Blendi Fevziut.
Më poshtë gjeni grafikun, ku me jeshile është i shënuar News 24 me të ftuar Ilir Metën, me Pink Top Channelv ne Edi Ramën, me blu Klan TV me Lulzim Bashën dhe me blunë e errët Vizion Plus dhe mediat e tjera.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu