Për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen në qershorin e vitit të ardhshëm mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk ka ende asnjë marrëveshje.
Kryeministri, Edi Rama e ka deklaruar disa herë se po presin LSI-në për t’u ulur në tryezën e diskutimit për të vendosur për të ardhmen. Ndërsa nga ana tjetër kreu i saj, Ilir Meta ka bërë të qartë se për këtë Rama duhet të presë ende.
Gjatë seancës së sotme parlamentare, ku po diskutohet buxheti i vitit të ardhshëm, Meta gjatë fjalës së Ramës u pa duke lexuar shtypin e shkruar duke injoruar kështu Kryeministrin.
Në seancë gjithashtu ra në sy dhe një moment ku Berisha nuk mbante mend se ku kishte lënë iPad-in e tij që nuk e ndan çdo të enjte apo në çdo intervistë televizive.
Berisha pasi u kërkoi deputetëve të kontrollin në tavolinën e tij, u kujtua se në fakt iPad ishte pikërisht në foltore.
Pati dhe një moment kur deputetja “problematike”, Majlinda Bregu erdhi pranë vendit të Berishës për të biseduar.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu