Kryesore
Kingmaker?”, Meta: Qeveritë s’i zgjedh unë, por populli
Emisioni “Të paekspozuarit” ka sjell një prej aktorëve më të rëndësishëm të politikës shqiptare, kreun e Kuvendit Ilir Meta, njëherazi kryetar i LSI-së.
“Zgjedhjet e 2017 dhe Ilir Meta” dhe gazetari Rakipi e ka përshkruar Metën si “Kingmaker”, ose përcaktues të qeveriv.
Analistët Fatos Lubonja, Andi Bushati dhe Shkëlqim Peka kanë folur për pozicionimin e kreut të Kuvendit Ilir Meta dhe ekuilibrin e tij psikik. Ndërsa vetë Kreu i Kuvendit deklaroi se nuk ka vendosur ai se kush do të qeverisë por qytetarët shqiptarë dhe se ai ka qenë vetëm lexues i vullnetit të tyre.
Unë mendoj si zoti Lubonja që ju e nisët jo thjesht në mënyrë tendencioze, por në një mënyrë pak edhe kështu gazetareske, edhe intriguese edhe pak abuzive. Nuk është e vërtetë që ka vendosur Ilir Meta kush do të qeverisë. Kanë qenë qytetarët shqiptarë dhe Ilir Meta është përpjekur të lexojë në mënyrën sa më korrekte vullnetin e tyre. Në 2009 kur nuk kishte asnjë zgjidhje tjetër për stabilitetin e vendit…
LSI ka lindur si parti opozitare dhe Ilir Meta është larguar nga pozicioni i kryeministrit dhe ministrit të jashtëm.
Në 2009 populli votoi PD-në dhe Ilir Meta kishte dy zgjidhje ose të bashkohej me PD dhe të bënte qeverinë për të siguruar stabilitetin e vendit ose të bënte koalicion me PS dhe të mos prodhonte asgjë”, tha Meta.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu