Mix
5 mënyra për të promovuar thjeshtësinë dhe për të rritur rendimentin
Sa më thjeshta t’i bëjmë gjërat aq më shumë rendiment do të kemi dhe për pasojë edhe rezultatet tona do të jenë më të larta.
Sa më shumë t’i ndërlikoni dhe t’i vështirësoni gjërat aq më të vështirë do ta keni për të pasur rezultate të larta.
Nëse doni të keni rendiment sa më të lartë duhet të përpiqeni që të mos t’i ndërlikoni gjërat.
Të gjithë ne kemi një tendencë për t’i ndërlikuar gjërat prandaj sfida më e madhe është që të mundohemi t’i thjeshtojmë ato në maksimum.
Më poshtë do të gjeni disa mënyra për të promovuar thjeshtësinë e cila ndikon drejtpërfrejt në rritjen e rendimentit.
1. Shpjegojini gjërat sa më thjeshtë dhe sa më qartë
Sipas *Gordon Tredgold, kur ai filloi punë për herë të parë në një department IT, shpesh herë i ka ndodhur që të jetë pjesë e diskutimeve me eprorët e tij, të cilët shpreheshin se ai nuk kishte aftësitë e duhura teknike për t’i kuptuar gjërat. Por Tredgold, gjithmonë i përgjigjej me shprehjen e Einstein-it: Nëse ju nuk dini t’ia shpjegoni këtë gjë një fëmije gjashtë vjeçar, ju as vetë nuk e kuptoni.
2. Zgjidhje sa më të thjeshta
Kjo histori daton rreth viteve 1960, ku NASA, harxhoi 1 miliard dollarë dhe disa vitë kohë për të krijuar një stilolaps i cili do të shkruante në hapësirë dhe në gravitetin 0. Rusët “si më pak të zgjuar” përdornin lapsin, pa shpenzuar kohë dhe mbi të gjitha para. Ky është një shëmbull mjaft i mirë për të kuptuar se zgjidhjet sa më të thjeshta janë edhe më të duhurat.
3. Menaxhim efikas i kohës.
Nëse mundoheni të kurseni 10 deri në 20 për qind të kohës duke përfunduar një detyrë që ju është caktuar më përpara, ju do të përmirësoni vetëm situatën në të cilën ndodheni. Ndërsa nëse ju përpiqeni që të gjithë detyrën që ju është kërkuar ta përfundoni të gjithën në vetëm 20 për qind të kohës, një gjë e tillë do të ndryshonte plotësisht mënyrën sesi i shihni gjërat dhe gjithmonë do të mundoheshit për të gjetur zgjidhje sa më të mira dhe të menaxhoni kohën në mënyrën më efikase të mundshme.
4. Mos u ndalni në zgjidhjen e parë.
Zgjidhjet e ndërlikuara janë më të thjeshta për t’u gjetur krahasuar me ata më të thjeshtat, prandaj nuk duhet të ndaleni asnjëherë në zgjidhjen e parë që gjeni. Kjo nuk do të thotë që të kërkoni në pafundësi por të jeni të bindur se gjithmonë ekziston një zgjidhje më e thjeshtë se ajo që sapo keni gjetur. Do të shpenzoni pak më shumë kohë në fillim por do të kurseni shumë më shumë më zgjidhjen e thjeshtë që do të gjeni.
Sa më thejshtë t’i trajtoni gjërat aq më shumë rendiment do të keni dhe rezultatet tuaja do të jenë më të larta, mbi të gjitha me më pak përpjekje dhe brenda një kohe më të shkurtër. Sa më shumë që të praktikoni thjeshtëzimin e situatave, detyrave të ndryshme që ju janë caktuar, aq më të larta do të jenë rezultatet tuaja dh një gjë e tillë do të bëhet pjesë e juaja.
_______________________
*Gordon Tredgold, ish-biznesmen dhe ekspert IT, ka marrë pjesë në krijimin e 100 programe kompjutreike, ka drejtuar 300 departamente me punonjës që e kalojnë numrin e 1000 personave. Aktualisht ai është prezantues dhe autori i disa publikimeve.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu