Gatime
7 frutat që nuk duhet t’i miksoni kurrë
Pavarësisht nga vlerat e tyre ushqyese të mrekullueshme, studime të ndryshme kanë treguar se kur disa fruta shoqërohen me disa ushqime, mund të shkaktojnë probleme tek të rriturit dhe në rastin e fëmijëve mund të jetë fatal.
Nëse nuk dëshironi të bëni një gabim të tmerrshëm, atëherë kini parasysh ushqimet e listuara më poshtë të cilat nuk duhet t’i kombinoni kurrësesi.
Banane dhe puding
Ky kombinim krijon përzierje në stomakun e të rriturve dhe ngadalëson procesin e të menduarit. Në rastin e fëmijëve të vegjël, kjo mund të jetë fatale.
Portokall me karota
Edhe pse ky kombinim është shumë popullor në vendet ku shiten lëngje natyrale, marrja e këtyre në të njëjtën kohë prodhon urth, dëmtim të sistemit të veshkave, që shkakton më pas edhe sëmundje më të rënda.
Ananas dhe qumësht
Prania e bromelainës i shkakton trupit një gjendje të dehur. Përveç kësaj simptoma të tjera lidhen me vjellje, dhimbje koke apo stomaku. Mund të shkaktojë shfaqjen e ndonjë infeksioni ose provokon diarrenë.
Papaja me limon
Është kombinimi i cili zhvillon aneminë dhe probleme me hemoglobinën tuaj. Për të shmangur këto probleme, shmangeni këtë kombinim dhe mos i rrezikoni fëmijët tuaj duke u dhënë këto dy produkte të kombinuara.
Guava dhe banana
Kur miksohen ato shkaktojnë gaz dhe acide, dhë kështu ato do të shkaktojnë një ndjesi të tillë të përzierjes me trishtimin, dheimbje koke dhe stomaku.
Portokall me qumësht
Lëngu i portokallit në momentin që kombinohet me qumësht, krijon një përzierje në stomak dhe është shumë e vështirë të tretet. Kjo, veçanërisht në rastin e fëmijëve.
Perime dhe fruta
Frutat kanë shumë sheqer dhe prandaj perimet nuk mund të treten siç duhet kur kombinohen së bashku. Ata qëndrojnë në stomak, duke prodhuar shumë toksina dhe duke nxitur shfaqjen e shumë sëmundjeve si dhimbje në stomak, infeksione, diarre dhe dhimbje koke.
Përshtati: Genta Dobra/Shije
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu