Kryesore
E pabesueshme, arrestohen gazetarë të BBC dhe Zërit të Amerikës në Turqi
Autoritetet turke kanë arrestuar 2 reporterë që punojnë për organizatat e huaja në juglindje të Turqisë. Gazetarët janë të agjencive prestigjioze BBC dhe Zëri i Amerikës.
Korrespondentja Hatice Kamer u arrestua në qytetin Sirvan, ndërsa mbulonte një ngjarje për shembjen e minierës më 17 nëntor, ku 11 persona deri tani janë konfirmuar të vdekur. Ndërsa reporteri i pavarur i Zërit të Amerikës Khajijan Farqin, u arrestua po të njëjtën ditë në Diyarkabir. Sipas informacioneve të BBC, në momentin e arrestimit Kamer ishte duke folur më të afërmit e minatorëve në minierën e bakrit, e cila u shemb më 17 nëntor.
Përpjekjet e shpëtimit po vijojnë por ende gjashtë persona rezultojnë të humbur. Dhjetëra gazetarë janë arrestuar në Turqi nën gjendjen e jashtëzakonshme pas grushtit të dështuar të shtetit më 15 korrik. Kritikët thonë se qëllimi i mësymjes shkon përtej masave kundër komplotuesve të dyshuar të grushtit të shtetit dhe synon kritikët e presidentit Rexhep Tajip Erdoan. Duke iu referuar portalit të gazetarëve të pavarur, 145 gazetarë ndodhen aktualisht të burgosur, çka bën që Turqia të renditet e 151 nga 180 vende përsa i përket lirisë së medias.
Një gazetar turk që jeton në SHBA, Mahir Zeynalov i cili është angazhuar në çështjen e burgosjes së gazetarëve shkroi në rrjetet sociale ” Autoritetet turke kanë ndaluar reporterë të Zërit të Amerikës dhe Bbc, të cilët i shtohen 145 të tjerëve që ndodhen në burgje, cka e ka shndërruar Turqinë në vendin më më shumë gazatarë të burgosur. Dhjetra stafe të të përditshmes Cunhuriyet që njihen si një media anti-Erdogan u arrestuan në fillim të këtij muaji duke shkaktuar reagime ndërkombëtare./oranews/
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu