Gatime
6 ushqimet që ju bëjnë mirë për trurin…
Konsumoni këto ushqime dhe do të keni një tru të shëndetshëm gjithë jetën…
Truri është ai që e vë trupin e njeriut në lëvizje, prandaj duhet të ushqeheni mirë që dhe ai të funksionojë ashtu siç duhet. Ja cilat janë ushqimet më të mira për trurin:
Vaji i ullirit
Nuk duhet ta ndani nga tavolina juaj, pasi është një nga ushqimet më të domosdoshme për funksionimin e trurit tonë. Në këtë përfundim kanë dalë shumë studime të kohëve të fundit.
Agrumet veçanërisht qitrot
Një gjysëm qitroje në ditë (e cila është e barabartë me një portokalle), është mëse e nevojshme për trurin e tuaj. Këto produkte përbanjnë disa antioksidantë shumë të nevojshëm për trurin tonë.
Frutat e thata
Ato janë të domosdoshme sepse rrisin përqëndrimin, i cili është shumë i domosdoshëm në punën dhe në përditshmërinë tonë.
Peshku
Të gjitha llojet e peshkut janë të domosdoshëm për organizmin dhe veçanërisht për trurin tonë. Kjo për vet faktin sepse përbajnë omega 3, vitaminën D, etj. Prodhimet e detit duhet të përdoren njëherë në javë.
Çokollata e zezë
Një lajm i mirë për të gjithë adhuruesit e çokollatave. Duhet të konsumosh patjetër një prej tyre, sepse ato kanë kafeinë e cila është e rëndëshishme për trurin tonë.
Frutat e pyllit
Konsumoni fruta pylli për një një memorie më të mirë, këtë sugjerojnë mjekët por edhe dietologët.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu