Kryesore
Video/ Çfarë bënte Ermal Mamaqi 17 vjet më parë?
Fillimet e Ermal Mamaqit në botën e televizionit pakkush i mban mend tashmë. Që nga daljet e tij të para në skenë, bashkimi me grupin The Dreams, fillimet në Top Channel si moderator i programit rinor Select e më vonë pjesëmarrja si aktor në spektaklin e humorit “Portokalli”. Tani që Ermali drejton prej disa muajsh një program të vetin në Tv Klan, interesante janë për të gjithë fillimet, atëherë kur ishte ende një emër i ri për publikun.
Një prej këtyre momenteve e ka sjellë në fanpage-n e tij Olti Curri, i cili ka kujtuar vitin e largët 2000, kur Ermali interpretonte së bashku me Erlind Zeraliun dhe Liljana Kondakçiun këngën “Djalo mos më duaj”.
Pasi ka postuar një pjesë nga video ku duket edhe Ermali, Olti shkruan: “Liljana Kondakçi dhe Ermal Mamaqi… ja çfarë bënin para 17-vjetësh”
Në të vërtetë, “Djalo mos më duaj” është pjesë e Këngës Magjike në vitin 2000. Në këtë kohë, Ermali sapo kishte filluar të merrej me muzikë derisa gjeti veten dy vjet më vonë në grupin “The Dreams”, pas largimit të Flori Mumajesit.
/revistaClass
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu