Aktualitet
Fleckenstein dhe Kukan në Tiranë, për drejtësinë
Eurodeputetët Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan kanë mbërritur paraditen e kësaj të hëne në Tiranë, ku fillimisht janë takuar me ambasadoren e BE-së, Romana Vlahutin.
Në një prononcim për mediat, Fleckenstein ka deklaruar se në fokus të kësaj vizite është reforma në drejtësi.
“Është shënuar progres për reformën në drejtësi, por duhet të presim Komisionin e Venecias”, ka deklaruar Fleckenstein.
Ai ka shtuar se, me politikanët shqiptarë do të diskutojnë edhe për procesin e dekriminalizimit.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu