Kryesore
Basha këshillohet nga fshatarët: Mos vazhdo me pabesi, shihe popullin në sy që të ecësh përpara
Në kohën kur PD po regjistron humbje të njëpasnjëshme, morali për të bërë politikë me popullin e ka zvogëluar ndjeshëm peshën e fjalës së kryetarit të opozitës që duket se ka probleme të mëdha me besueshmërinë e premtimeve që jep. Kjo ndoshta për atë që Basha përfaqëson në Partinë Demokratike si beniamin i Sali Berishës.
Ndjesa publike për mëkatet e PD-së vështirë se u mor seriozisht nga publiku që i dha një tjetër shuplakë në zgjedhjet e Kolonjës, ku opozita nuk është se priste ndonjë mrekulli duke futur në aventurë Partinë Agrare. Megjithatë sinjalet që vijnë nga terreni përpiqen të korrigjojnë opozitën përmes këshillave nga populli. Kështu gjatë një takimi me banorë të Rrushkull të Durrësit Basha dëgjoi sugjerimet e fshatarëve të zonës, të cilat Partia Demokratike i përcolli edhe në njoftiminpër shtyp.
“Partia është parti, njerëzit janë njerëz, burrat janë burra. Nëse jep besën e burrave këtij populli të tërë burrat i ke me vete. Nëse jepet besë partie, ato ikin e vijnë. PD, pastë faqen e bardhë për çfarë ka bërë. E ke thënë që gabime ka mjaft dhe të përgëzoj për ato që ke thënë. Të këshilloj që në momentin që do marrësh pushtetin, mos shih njerëzit që të lustrojnë. Shih hallet e popullit dhe shihe drejt në sy siç po e sheh sot dhe do të ecësh para ti dhe bashkë me ty të gjithë ne bashkë”- i tha një nga Banorët Bashës.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu