Aktualitet
Fitore me duar në xhepa e PS në Kolonjë
Fitore me duar në xhepa mund të quhet e ajo e kandidatit të majtë në Kolonjë. Bashkia e këtij rajoni ne 3 vitet e ardhshme do te drejtohet serish nga Partia Socialiste. Kandidati i Saj, Ilia Stefo fitoi me 2100 vota me shume zgjedhjet e pjesshme qe u zhvilluan kete te diele perballe Dritan Hajros se PAA-se te mbeshtetur nga Partia Demokratike.
Ne zgjedhje moren pjese rreth 50% e zgjedhesve dhe gjate paradites u shenua nje incident mes militanteve te PD-se dhe PS-se.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fitores së kandidatit të PS-së në kolonjë. “Faleminderit Kolonja për besimin e madh. Urime Ilia Stefos. Superfitore +2101 vota (+727 në 2015) janë një inkurajim e detyrim i madh për ne”- shkruan Rama në FB.
Kandidati i djathtë ka pranuar humbjen dhe ka uruar rivalin për fitoren. Ky është testi i dytë elektoral që dy koalicionet provohen para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Në të dyja garat kandidatët e mbështetur nga e majta kanë shënuar fitore me diferencë të madhe ndaj kundërshtarëve dhe kjo jo për faj të kandidatëve. Sado të parëndësishme, rezultatet e dy zgjedhjeve të pjesshme në Dibër e Kolonjë tregojnë se pamvarëisht frymës kundër pushtetit, opozita nuk shihet si alternativë dhe projektimi i një mandati të dytë për të majtën duket pa pengesa serioze.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu