Nga Ryan Browne dhe Jason Seher, CNN
Nuk ka të reshtur buja rreth ftesës më të fundit që presidenti i sapozgjedhur në Shtetet e Bashkuara, Donald Trump, i ka bërë gjeneralit lejtnant, Michael Flynn, që ky i fundit të bëhet këshilltari i tij për sigurinë kombëtare. Në qendër të saj qëndrojnë pikërisht polemikat që ngre ky emër. I njohur si një ligjërues me gjuhën e konspiracionit dhe si islamofob, rreth tani ngrihet pikëpyetja se si është e mundur që të ftohet për këshilltar të çështjeve të sigurisë kombëtare një ushtarak, i cili zotëron një kompani private që ofron mundësi lobimi për vende të jashtme, dhe ndërkohë, për shkak të detyrës, ka marrë vazhdimisht përmbledhje informacionesh të klasifikuara nga agjencitë e inteligjencës.
Jo më larg se një javë më parë, duke qenë i lidhur në interesa me qeverinë turke prej kompanisë së tij private dhe kompanisë turke Inovo me qendwr nw Holandw, ai u shpreh se SHBA duhet të mbështesë presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, duke e ekstraduar klerikun mysliman, Fethullah Gylenin, që jeton prej vitesh në “rrethinat” e Pensilvanisë. Mirëpo, edhe prej kësaj rezultoi se ky nuk ishte veçse një lobim i radhës i porositur nga një kompani lobimesh në emër të qeverisë turke me qendër në Holandë. Një përmbledhje e të dhënave regjistrore holandeze tregon se kjo kompani është themeluar prej z. Ekim Alptekin, aleat i presidentit turk Erdigan dhe drejtor i “Këshillit për Biznes Turqi-SHBA”. Madje kjo kompani ka edhe një degë të sajën në Turqi, të emërtuar si “Inovo Turkije”.
Megjithatë, ajo çfarë tërheq më shumë vëmendjen e shtypit ndërkombëtar është mospërputhja me qëndrimet e gjeneralit lejtnant, Flynn, ndaj Turqisë dhe rolit të saj në luftën kundër ISIS-it para fushatës presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Turqia që përpara zgjedhjeve ishte vetë “një shtet islamik”, tashmë është kthyer në një vend “jetik për interesat e SHBA”, duke qenë “aleati më i fuqishëm” i Shteteve të Bashkuara.
Pavarësisht këtyre, avokatët e mendimtarit turk, Fethullah Gylen, janë shprehur se z. Gylen gëzon një leje legjitime për të jetuar në Shtetet e Bashkuara. “Për të realizuar diçka të tillë si ekstradimi, pikë së pari, është e njohur prej të gjithëve se roli i parë u bie mbi supe palës turke që të provojnë akuzat e tyre,” – janë shprehur ata. Dhe, me këtë rast, ata e kanë akuzuar regjimin e Erdoganit se po vazhdon së “shpërndari informacione të pavërteta anembanë botës”.
Michael Rubin, një ish-zyrtar i lartë amerikan në Pentagon dhe aktualisht studiues i njohur pranë Institutit për Nismat Amerikane, e kritikonte ashpër Michael Flynn-in për editorialin e shkruar. “Flynn-i, duke vepruar kësisoj, po justifikon dhe legjitimon sjelljet e mbrame të shtetit turk, ngelin në testin e logjikës dhe propozojnë një “zgjdhje” që do t’i bënte gjërat të shkonin edhe më keq. Pavarësisht se çfarë thotë në publik presidenti Erdogan, ka të dhëna të forta informative se Erdogani mbështet forcat e Shtetit Islamik dhe të Al-Kaedës brenda Sirisë,” – shprehet ai, duke vijuar: “Nëse do të më pyesnit, nëse duhet ekstraduar Gyleni apo jo, unë do të shprehesha se po, nëse Turqia na mundëson provat për përfshirjen e tij në ngjarjet e korrikut, po, mirëpo ata nuk kanë mundur t’i ofrojnë Shteteve të Bashkuara asgjë tjetër veç akuzave dhe kërkesave të paarsyeshme. Nëse Shtetet e Bashkuara do ta bënin diçka të tillë për çfarëdo arsyeje tjetër, pos provave, atëherë ne do të jemi kthyer në mbështetësit më të fortë të autoritarizmit turk, duke u dhënë atyre mundësinë që të besojnë se mund t’i kërkojnë botës ç’të duan.”
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu