Lidhu me ne

Kryesore

Nis vizita e fundit e Presidentit Obama, ndalesa në Greqi, Gjermani e Peru

Nis vizita e fundit e Presidentit Obama, ndalesa në Greqi, Gjermani e Peru

Presidenti Barack Obama ka nisur sot vizitën e tij të fundit zyrtare jashtë SHBA-ve. Turi i presidentit amerikan do të përfshijë Greqinë, Gjermaninë dhe Perunë.

Presidenti Obama do të zhvillojë paraditen e sotme një takim me kryeministrin grek në Athinë. Në qendër të bisedimeve do të jenë reformat ekonomike të Greqisë.  Presidenti amerikan dhe kryeministri grek Tsipras do të mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi pas takimit.

Barack Obama do të takojë dhe Presidentin grek Prokopis Pavlopulos në një darkë shtetërore.

Të enjten presidenti amerikan do të udhëtojë për në Gjermani për të takuar kancelaren Angela Merkel.

Ben Rhodes, zëvendës këshilltari amerikan i Sigurisë Kombëtare, theksoi rëndësinë e takimit me kancelaren gjermane dhe e quajti atë si “partneren më të afërt të presidentit Obama gjatë gjithë presidencës së tij.”

Krerët më të lartë të Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Italisë dhe Spanjës do të jenë në Berlin ditën e premte për të takuar Presidentin Obama. Në qendër të bisedimeve do të jeta lufta kundër terrorizmit, imigracioni dhe presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump.

Ndalesa e fundit e Presidentit Obama do të jetë në Peru, ku do të marrë pjesë në Samitin e Bashkëpunimit Ekonomik mes shteteve të Azisë dhe të Paqësorit.

Barack Obama do të takohet me presidentin kinez Xi Jinping dhe do të zhvillojë bisedime të veçanta me udhëheqësit e vendeve të përfshira në marrëveshjet tregtare me SHBA-të.

Vizita e fundit e presidentit Obama synon të shprehë mbështetje për një Evropë të bashkuar e të fuqishme dhe të sigurojë aleatët për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë për sfidat e ndryshme globale.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix19 orë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix19 orë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix19 orë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix19 orë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar20 orë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix20 orë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix20 orë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix20 orë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske21 orë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix22 orë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook