Lidhu me ne

Kryesore

“Farmer Market” nën Sheshin Skenderbej

 Nje analize e exit.al per punimet  e sheshit Skenderbej
“Farmer Market” nën Sheshin Skenderbej

Kompania e ndërtimit Fusha.shpk ka fituar kohët e fundit tenderin për të ndërtuar parkim nëntokësorë në Sheshin Skenderbej. Oferta fituese ishte me vlerën 222,719,919 lekë,1.64 milionë euro ose 99 për qind të buxhetit maksimal me vlerën 224,992,371 lekë ose 1.66 milionë euro.

parkim-2
Burimi: 51N4E, “ Raporti Arkitekturor 2016, Parkimi Nëntokësor Publik në Sheshin Skenderbej.”

Parkim nëntokësor nga hiçi

Kryeministri Edi Rama, më 8 gusht 2016, pa pritur njoftoi në Facebook se rikualifikimi urban i Sheshit Skenderbej do të përfshinte edhe parking nëntokësor: “Së shpejti ndërtimi i parkimit nëntokësor në Sheshin Skenderbej”.

Shtojca e re në projektin e ndërtimit, tashmë shumë të kushtueshëm, u njoftua nga Zoti Rama saktësisht në periudhën ndërmjet mbylljes së fazës së parë të tenderit të Sheshit Skenderbej më 29 korrik, dhe njoftimit të fituesit më 15 gusht. Edhe ky tender u fitua nga kompania Fusha.shpk.

As në planin original të zbatuar pjesërisht gjatë mandatit të Ramës si kryebashkiak, as në specifikimet teknike të fazës së parë të rikualifikimit të Sheshit Skenderbej nuk përmendet parkimi; punimet nëntokësore të përfshira në projekt janë vetëm tubat e shatërvanëve.

Raporti teknik që shoqëron tenderin, i projektuar nga firma belge e arkitekturës 51N4E, jep më shumë informacion rreth natyrën “shumëfunksionale” të dy kateve të parkimit.

Sipas, kërkesës fillestare të Bashkisë ne e menduam këtë parking si një hapësirë multifunksionale me funksion hybrid, si sheshi sipër tij. Pra, kjo hapësirë në qendër të Tiranës nuk do të shërbej vetëm si një hapësirë parkimi për makina por mundësisht edhe për organizimin e aktiviteteve të ndryshme të organizuara nga Bashkia Tiranë. Aktivitete të tilla mund të jenë: tregu i fruta-perimeve ditën e dielë, panaire të ndryshme të cilat mund të organizohen gjatë gjithë vitit si Panairi i Librit, Panairi i makinave, Panairi i Ndërtimit, Panairi i Kulinarisë,Panairi i Artit Artizanal etj.

Sipas raportit, çdo të dielë, gjysma e një niveli të parkimit do të “rezervohet” për treg fruta-perimesh.

Lind pyetja, pse arti artizanal ose panairet e librit do të duhen të organizohen në parkimin nëntokësor të Sheshit Skenderbej, kur sheshi sipër tij – ashtu si edhe shumë vende të mbyllura në Tiranë – ofrojnë një mjedis shumë më të përshtatshëm dhe me më shumë lehtësira.

parkim-3
Burimi: 51N4E, “ Raporti Arkitekturor 2016, Parkimi Nëntokësor Publik në Sheshin Skenderbej.”

Fusha, e preferuara e qeverisë

Njësoj si tenderat e fitimprurës për fazën e parë të rikualifikimit urban të sheshit Skednerbejdhe Shetitores e Himares  Fusha fitoi edhe tenderin e parkimit, si i parazgjedhur. Dy kompanitë e tjera, Alko-Impex General Construction dhe Hastoçi.shpk, u skualifikuan.

Sikurse e bëjnë të qartë të dhënat e grumbulluara nga Open Spending Albania të ardhura e kompanisë fusha nga qeveria janë dyfishuar që nga ardhja në pushtet e Zotit Rama. Me tendera e përfituar për fazën e parë të projektit për rikualifikimin e Sheshit Skenderbej dhe për parkimin nëntokësorë, të ardhurat e kompanisë për vitin 2016 i afrohen atyre të vitit 2015.

parkim-4
Data: Open Spending Albania.

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix19 orë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix19 orë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix19 orë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix19 orë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar20 orë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix20 orë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix20 orë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix21 orë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske21 orë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix22 orë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook