Kritike
“De Biazi është trajner kukull”
Fakte të reja dalin në saj të gjendjes së kombëtares në bazë të analizës që bën opinionisti sportiv Lirim Zalla. Ky i fundit foli mjaft ashpër ndaj trajnerit kuqezi, duke e akuzuar për përzgjedhjet dhe për humbjen e grupit. Gjatë emisionit “Fair Play” ish-zëdhenësi për shtyp i FSHF-së: “Nuk kemi lojtarë siç kemi më pasur më para. Kemi pasur grupin, por De Biazi e ka humbur grupin. Grupi e ka humbur De Biazin, këtu e ka humbur betejën trajneri”. “De Biazi thërret lojtarë që i kishte larguar tre vite më parë. Nuk thërret Veselin që e futi në lojë në ndeshjen vendimtare në Francë, nuk e thërret tani që ai luan në Serie A. Disa lojtarë largohen disa vijnë. Grumbullohen 26 lojtarë. Ka shpërbërje në kombëtare. De Biazi tashmë është vetëm trajner kukull. Ishim me 8 vetë në lojë, kishim katër qendër sulmues. Nuk ka ndodhur asnjëherë në nivelin botëror të futbollit. Kjo ishte protestë e De Biazit të ai që ka sipër, jo tek ata që ka poshtë”.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu