Lidhu me ne

Kryesore

6 faktorët politikë, vendimtarë në zgjedhjet e vitit 2017

Shqipëria do të zhvillojë në vitin 2017 zgjedhjet parlamentare. Në ndryshim nga zgjedhjet e viteve të mëparshme, ku kanë mbizotëruar dy forca politike, me përjashtim të viteve të fundit, ku LSI ka pasur rritje të ndjeshme, pritet që politika të orientohet dhe zgjedhjet të përcaktohen nga 6 faktorë të rinj. Këto 6 forca politike pritet të vendosin edhe fatin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.

Partia më e madhe në vend, Partia Socialiste, duke qenë se është në qeveri, pritet të humbasë një përqindje të konsiderueshme të votave, të cilat do përpiqet ti zëvendësojë duke tërhequr çamët e PDIU apo Bamir Topin që marrin vota djathtas.

Partia Demokratike nga ana e saj, si forcë opozitare shpreson tek afrimi i Kuqezinjve të Kreshnik Spahiut, por edhe daljen e LSI-së si forcë më vete. Ndërkohë, Blushi dhe Bojaxhi, deri tanë po duken si dy faktorë që po luajnë në pole në vete. Por, mbetet për të parë se në cilin koalicion do të shkojë.

6 faktorët që do orientojnë politikën në zgjedhjet e vitit 2017

 

LIBRA- është forca më e re politike në vend, e cila duket se ka thithur menjëherë elektoratin e vet. Në ndryshim nga blushi-opinionpartitë e tjera, duket se LIBRA ka tërhequr pranë vetes ata votues të cilët e kishin humbur shpresën dhe besimin tek forcat e vjetra politike. Kjo edhe falë deputetit ish-socialist Ben Blushi, i cili pas “luftës” që bëri brenda PS për të organizuar zgjedhje për kryetarin e saj (që në fakt u refuzuan nga Rama), vendosi që së bashku me deputeten Mimoza Hafizi të krijonin LIBRA-n, një projekt politik që pritet ti japë më shumë pushtet qytetarëve dhe ideve se sa individëve. Synimi i kësaj force është thithja e votave nga e majta dhe e djathta, duke u prezantuar përpara qytetarëve si një parti e re, larg politikës së vjetër. Ben Blushi, duket të jetë mjaft i mirëpritur në Tiranë dhe rrethe, por ka mjaft skeptikë se LIBRA e tij mund të sigurojë mandate deputetësh. Në fakt, Libra e tij, në sondazhe duket se siguron të paktën 2-3 mandate deputetësh.

 

SFIDA për Shqipërinë- Një projekt politikë që nisi me kandidimin e Gjergj Bojaxhi si kandidat i pavarur për Bashkinë gjergj bojaxhie Tiranës, ku arriti të grumbullojë rreth 16 mijë vota. Nga aty, nisi aventura e re e Gjergj Bojaxhi për krijimin e një force politike ndryshe nga ato që kemi parë deri në ditën e sotme. Sfida për Shqipërinë nuk ka kryetar. Ajo drejtohet si bashkësi, ku brenda saj bëjnë pjesë figura të njohura të ekraneve ku përfshihen gazetarë, aktivistë të shoqërisë civile, qytetarë të thjeshtë etj. I rëndësishëm do të jetë pozicionimi i kësaj partie në zgjedhje, nëse do të bashkohet me një nga koalicionet, apo do të qëndrojë e vetme si alternativë e politikës aktuale. Bojaxhi, me votat e siguruara si kandidat për kryetar Bashkie në kryeqytet mund të siguronte një mandat deputeti, që do të ishte edhe një profil ndryshe në parlament. Një personazh me qindra mijëra euro pasuri që mund të ishte zëri ndryshe dhe pro disa kauzave edhe ambientaliste.

 

Partia Agrare Ambientaliste- Po shkonte drejt fundosjes, por në ditët e fundit, Agron Duka vendosi ta rikthejë sërish agron-duka-lgatë lundrueshme. Pas marrjes së drejtimit nga Duka, PAA është një faktor i rëndësishëm në politikën shqiptare. Shumë figura të njohura i janë bashkuar kësaj partie në ditët e fundit. Në fillim Arben Tafaj e më pas dy ish-deputetët e PS, Marko Bello e Gazmend Bizhga vendosën të bëhen pjesë e PAA. Vetëm pas disa muajsh, në drejtimin e Agron Dukës, PAA ka arritur të krijojë një impakt pozitiv tek qytetarët. Ajo është pozicionuar në opozitë, por  ndryshe nga partitë e tjera, Duka është i hapur për bisedime dhe diskutime edhe me forcat politike në mazhorancë, për të treguar frymën e bashkëpunimit. Duka kërkon të sigurojë brenda koalicionit të djathtë 3-5 mandate, dy prej të cilave duket se i siguron në Tiranë dhe Durrës. Një lojë të fortë, pritet të zhvillojë edhe në Vlorë, Berat, Fier, Elbasan apo Korçë.

 

PDIU- Është partia më e përfolur e javëve të fundit. Kjo për faktin e ngritjes së Çështjes Çame në nivel ndërkombëtar. Përplasjet me Greqinë, pranimin nga Europa të kësaj çështje dhe pozicionimi në krah të Edi Ramës, i kanë dhënë shpetim-idrizi1vëmendje maksimale PDIU-së. Me bashkimin e Mesila Dodës, e cila erdhi nga PD, PDIU duket se ka forcuar pozitat e saj në parlament. Kundërshtimi ndaj ligjit për “martesat gay” ishte një tjetër luftë e fituar nga PDIU, e cila më pas mori mbështetjen e qytetarëve në lidhje me këtë çështje. Për sa i përket zgjedhjeve të vitit 2017, PDIU do të vijojë të qëndrojë në koalicionin qeverisës. Në varësi të mandateve që do të marrë, PDIU do përcaktojë fatin e saj. Sinjalet politike dhe dëshira në dukje e Ramës është që të krijojë një qeveri PS-PDIU dhe disa parti të vogla për të nxjerrë jashtë loje LSI-në dhe Ilir Metën. Ky duket të jetë misioni i PDIU në të ardhmen. Shpëtim Idrizi synon të dyfishojë mandatet e deputetëve. Nga 4 që i siguroi në krahët e Berishës, kërkon të shkojë nga 8-10 mandate, por këtë herë në krahët e Edi Ramës. Në rast se LSI nuk do të shkonte në koalicion me PS, çamët e Idrizit mund të jenë forca e dytë qeverisëse në vend. Me LSI-në në koalicion, pesha e PDIU bie, por sigurisht, në zgjedhjet e ardhshme, Idrizi do të ketë më shumë mandate deputetësh dhe ndoshta edhe ministra.

 

Aleanca KuqeZi- Një parti me mbështetje të gjerë në Shqipëri, por jo të përqendruar në një qark. Kjo ka qenë edhe kreshnik spahiuarsyeja që kjo forcë politike nuk ndodhet në parlament. Deri para pak kohësh, AKZ dhe Kreshnik Spahiu ishte pozicionuar e vetme në një opozitë ndryshe. Protesta të përjavshme përpara institucioneve shtetërore, detyruan Partinë Demokratike të negocionte me Kreshnik Spahiun, për të forcuar opozitën. Vetëm disa javë më parë, PD dhe AKZ njoftuan bashkëpunimin. Ata do të jenë në një koalicion në zgjedhjet e vitit 2017, nga të cilat Spahiu do të luftojë për të hyrë në parlament. Kreshnik Spahiu, në zgjedhjet e viti 2013, mund të ishte surpriza, por përplasjet e tij me Ramën e larguan nga koalicioni i majtë, njeriun që për disa vite me radhë ishte në rrugë në mënyrë të çmendur kundër Berishës dhe qeverisë së tij. Spahiu sot është pranë Bashës dhe ndoshta do të jetë edhe ai një prej deputetëve të rinj në parlamentin e ardhshëm. Formula brenda koalicionit të djathtë është paksa e ndërlikuar dhe Spahiut do ti duhet të sigurojë më shumë vota se në zgjedhjet e vitit 2013 për të pasur një vend të sigurt si deputet në qarkun e Tiranës.

 

FRD- Bamir Topi, ish president i Republikës, ish nënkryetar PD dhe kryetar i grupit parlamentar të kësaj force politike është një pol që nuk mund të lihet pa vlerësuar në skenën politike shqiptare. Në zgjedhjet e vitit 2013, Topi, me një forcë të re dhe të brishtë politike, mundi të sigurojë jo pak, por rreth 30 mijë vota, duke kaluar çdo aleat të socialistëve në koalicion, përjashto Ilir Metën. Këto 30 mijë vota, Topi i morri jashtë koalicioneve, shumicën e të cilave i siguroi në kryeqytet. Kalimi i Topit tek Edi Rama do ti garantonte këtij të fundit 1-2 mandate në kryeqytet, ku sipas llogarive mund të rezultojë që zoti Topi dhe FRD të jetë parti parlamentare.

 

Të gjithë analizat e mësipërme, përfshijnë votat që këto subjekte kanë marrë në vitin 2013, por edhe ato të zgjedhjeve lokale në vitin 2015. Ajo që mund të jetë ndryshe në zgjedhjet e vitit  2017 është fakti që të gjithë mund të jenë në listat e partive të mëdha aleate në vende fituese. Ose mund të ndodhë edhe historia e vitit 2013, ku disa nga krerët e partive të vogla mbeten jashtë parlamentit./citynews

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix19 orë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix19 orë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix19 orë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix19 orë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar20 orë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix20 orë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix20 orë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix20 orë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske21 orë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix21 orë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook