Aktualitet
Pasaportat e prodhuara në 2014 asgjësohen në maj
Të gjitha pasaportat e prodhuara në vitin 2014 duhen tërhequr brenda majit të këtij viti. Në të kundërt, kompania ALEAT që i prodhon ato, do t’i asgjësojë dhe qytetarët do të duhet t’u nënshtrohen edhe një herë të gjitha procedurave nga e para, duke paguar sërish edhe shumën e plotë. Ministria e Brendshme, në një njoftim të sajin thotë se pasaportat do të konsiderohen automatikisht të pavlefshme. “Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar nga ana e firmës zgjatjen e këtij afati deri në 30 prill 2016, në mënyrë që t’u krijojë mundësi shtetasve shqiptarë që kanë aplikuar, të nisin procedurat për tërheqjen e dokumenteve pranë sporteleve të shpërndarjes, ose pranë përfaqësive diplomatike ku kanë aplikuar. Ky apel u drejtohet kryesisht shtetasve shqiptarë në emigracion, duke sqaruar edhe njëherë se pas këtij afati, do të bëhet nxjerrja jashtë përdorimit/dëmtimi i dokumenteve të identitetit (letërnjoftime elektronike dhe pasaporta biometrike) të prodhuara në vitin 2014 dhe të pa tërhequra”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu