Sport
Arbitri i Erdoganit mbyll facebook-un nga frika
Ndëshkimet e pazakonta që dha mbrëmë gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael arbitri gjerman, Deniz Ajtekin nuk do të harrohen lehtë nga shqiptarët.
Tifozët nuk e kanë kapërdirë humbjen 0-3 në shtëpi përballë Izraelit, dhe për ta fajtori kryesor është padyshim arbitri gjerman, Deniz Ajtekin.
Në këtë mënyrë, menjëherë pas ndeshjes një dyndje komentesh fyese janë postuar në faqen e Facebook-ut të gjyqtarit, i cili menjëherë më pas e çaktivizoi atë.
Por shqiptarët nuk janë mjaftuar me kaq.
Teksa kanë redaktuar faqen në Wikipedia të arbitrit duke e ofenduar dhe aty, kanë hapur edhe faqe të re në Facebook me emrin e arbitrit.
Në çdo koment administratori i faqes përgjigjej me ikonën e një gjyqtari që tregon kartonin e kuq, duke ironizuar me lehtësinë e nxjerrjes së kartonëve nga gjermani.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu