Aktualitet
Incidenti në Shkodër/ Pezullohet 3 ditë Shefi i Krimit Ekonomik. (Aq zgjat çudia me e madhe)
Shërbimi për Çështjet e Brendshme, ka pezulluar nga detyra shefin e Krimit Ekonomik në Shkodër, i cili kërcënoi tregtarët e duhanit me armë në dorë.
Burime nga policia bëjnë me dije se Pjerin Lazri është pezulluar me 3 ditë nga puna. Gjithashtu, Lazri do të ndiqet penalisht në gjendje të lirë.
Shefi i Krimit Ekonomik u përplas me tregtarët e duhanit në Shkodër, pasi këta të fundit po shisnin mallin e tyre në rrugë. Pas përplasjes me tregtarët, Lazri ka nxjerrë pistoletën duke ia drejtuar atyre.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu