Aktualitet
Trump do çlirojë Shqipërinë nga ndikimi i Sorosit
Ish-deputeti socialist, Koço Kokëdhima ka komentuar zgjedhjen e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke aluduar për një lidhje mes elitës politike që po qeveris Shqipërinë dhe miliarderit Xhorxh Soros. Në një postim në “Facebook” Kokëdhima ka përcjellë një mesazh në adresë të kryeministrit dhe deklaratave të tij për Donald Trump.
Postimi i Kokëdhimës:
“Kam shumë besim që, marrëdhëniet e Shqipërisë me Amerikën e z.Trump do të jenë shumë të mira, pavarësisht komenteve të papërgjegjëshme të disa zyrtarëve të Tiranës kundër tij. Unë besoj plotësisht se Z. Trump do të jetë mik i popullit shqiptar dhe do ta ndihmojë Shqipërinë në përpjekjet e saj për tu çliruar nga sistemi politik i kalbur, që po e atrofizon e po e vret popullin shqiptar, duke i hequr atij çdo mundësi reagimi dhe çdo aftësi për të përmirësuar jetën e vet. Shpresoj shumë që Z.Trump të çlirojë diplomacinë ndërkombëtare për Shqipërinë nga ndikimi i Sorosit. Kjo do të na shpëtojë ne nga ky fondacion që kontrollon zhvillimet politike dhe e mban Shqipërinë nën një sistem pseudodemokratik“.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu