Kryesore
Clinton-i 4 milionë vota më pak se Obama, Trump-i njësoj sa Romney
Edhe pse fituesi i zgjedhjeve presidenciale amerikane është përcaktuar, numërimi i të gjitha votave ende s’ka përfunduar (vetëm 91% e qendrave të votimit e kanë përfunduar numërimin). RealClearPolitcs vlerëson se në përfundim të numërimit, do të rezultojë se rreth 61 milionë amerikanë kanë votuar për fituesin Donald Trump (njësoj sa votuan para 4 vjetësh për kandidatin republikan, Mitt Romney).
Nga ana tjetër, RealClearPolitcs vlerëson se rreth 61 milionë amerikanë kanë votuar për kandidaten demokrate Hillary Clinton – 4 milionë më pak se sa votuan para katër vjetësh për Barak Obamën. Ky deficiti i Clinton-it ishte i përqendruar në shtetet e Pensilvanisë, Miçiganit, e Uinskonsinit, të cilët kanë votuar për dekada për kandidatët demokratë. Këto shtete dërgojnë rreth 50 delegatë në Kolegjin Elektoral prej 538 delegatësh, të cilët i fitoi të gjithë Trump-i, duke siguruar shumicën në këtë kolegj.
E.Zaloshnja
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu