Kritike
Kryeministër i papjekur
Kryetari i Partisë “Libra”, Ben Blushi ka komentuar zgjedhjen e Donald Trump si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në një prononcim për News 24, ish deputeti I PS-së tha se, amerikanët zgjodhën një president për veten e tyre, që të bëjë më shumë për shtresën e mesme dhe jo një president për Botën.
Blushi komentoi edhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama pak javë më parë në Amerikë kur tha se do ishte turp për SHBA-në nëse zgjidhte Trumpin President.
“Shqiptarëve, nëse Amerika është mirë dhe ne jemi mirë, është mbrojtësja e demokracisë në Botë, fitore e demokracisë. Rama e qujati të padëshiruar. Unë besoj se marrëdhëniet nuk kanë arsye të ndryshojnë pavarësisht nga papjekuria e kryeministrit, janë strategjike, nuk ndryshojnë, pas këtyre zgjedhjeve duhet të forcohen. Deklarata e Ramës është e papjekur dhe tregon se sa i papjekur mund të jetë një njeri që profetizon diçka që vetë amerikanët nuk e kanë kërkuar”, deklaroi Ben Blushi.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu