Mix
Hillary Clinton, gruaja me pantallona
Fushata elektorale amerikane, është luajtur me goditje premtimesh, akuza të rënda ndaj palëve dhe fyerje eksplicite, por është shoqëruar edhe nga imazhi që dy kandidatët kanë ndërtuar dhe ofruar mediave. Platforma e modës “Stylight”, ka analizuar 39 raste të veshjeve të Hillary Clinton, duke nisur që nga fitorja e saj në zgjedhjet paraprake të Partisë Demokrate, korrikun e shkuar. Jo vetëm nga një pikëpamje të stilit, por edhe mesazhe të transmetuara nga ngjyrat dhe veshjet.
Veshja e parapëlqyer e Hillary-t janë pantallonat: 38 herë në 39, kandidatja demokrate për Shtëpinë e Bardhë ka veshur këtë rrobë tipike mashkullore. Në 26 shtator, ditën e debatit presidencial, pyetja “Why does Hillary always wear pants?”, ishte mes 5 më të kërkuarave në motorin e “Google”-it për kandidaten.
Sa u takon ngjyrave, ish-“First Lady”, ka zgjedhur blunë për 20% të daljeve të saj. Kjo ngjyrë, përveç se është ajo që përfaqëson demokratët, komunikon dëshirë për t’u përkushtuar dhe aftësi për të drejtuar emocionet.
Veshja që ka ngjallur më shumë diskutime, ka qenë kapota e Armanit, që ish-Sekretarja e Shtetit ka veshur në prill: vlera e saj, thuajse 12.500 dollarë, është gjykuar shumë e tepërt dhe ofensive nga shumë amerikanë që duhet t’i bëjnë llogaritë me krizën ekonomike.
Stili i kuruar i kandidates, nuk është marrë nën patronazh rastësisht: sipas burimeve të shtypit amerikan, pas “look”-ut të bashkëshortes së Bill Clinton, duket se është drejtoresha e “Vogue America”, Anne Wintour.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu