Në një intervistë për emisionin Opinion në TV Klan, Samir Mane, i shpallur nga Fondacioni për Liri Ekonomike si njeriu më i pasur në Shqipëri për të tretin vit radhazi, ka folur gjatë për jetën personale, vështirësitë që hasen më së shumti në botën e biznesit, projektet e realizuara dhe ato që priten të realizohen dhe deri tek taksat e pasuria aktuale e tij.
Fevziu: Mirëmbrëma dhe mirësekeniardhur z.Mane.
Mane: Mirësejugjeta, faleminderit për ftesën.
Si është pasuruar njeriu më i pasur i Shqipërisë në tre vjet rresht , si është të bësh biznes në Shqipëri? Si vjen një njeri i zakonshëm, se bëhet fjalë për një njeri të zakonshëm, për një biznes jo të trashëguar, dhe siç ndodh me të gjitha bizneset në Shqipëri, të ngritura në 25 vitet e fundit, krejtësisht prej tij vetë, duke e nisur nga hiçi. Pra është një gjysmë profil dhe një gjysmë analizë. Si akvititetet e tij personale ashtu edhe ai i zhvillimit të bizneseve në Shqipëri.
Zoti Mane, zakonisht kur flitet për paratë, gjithmonë është pak më e vështirë, për të folur, shpresoj që ju të jeni i hapur për të treguar edhe mënyrën se si keni ecur vetë dhe mënyrën se si është zhvilluar biznesi në Shqipëri. Jeni për të tretin vit rresht shqiptari më i pasur, sipas Fondacionit për Liri Ekonomike, në fakt si ndiheni? Të jesh për vite me radhë njeriu më i pasur?
Mane: Natyrisht, ndihem mirë, nëse jam i pari apo i shtati, kjo nuk ka rëndësi, mjafton që unë jam në atë listë.
Blendi Fevziu: Nuk ka rëndësi se në atë listë të gjithë janë aq të pasur sa, si të jenë të parët, dhe të jenë të tretët dhe të shtatët, në fund të fundit, janë të pasur. Ka njëlloj gafe në fakt se kush është më i pasuri në Shqipëri?
Mane: E para herë që bëhet nga ky fondacion, natyrisht që mund të ketë metoda dhe metodologji të ndryshme, këta kanë këtë metodologji, në fakt të përmirësuar edhe në vite. Të tjera formacione, ose të tjera studime nuk kanë dalë.
Fevziu: Këtu bëhet fjalë për pasurinë personale? Mbi çfarë baze matet? Mbi paratë që keni në xhep, mbi paratë që keni në bankë, si llogaritet?
E para njëher, kush do që të bëjë studime të tjera unë nuk mendoj që do jenë të ndryshme nga ky, padyshim që ka edhe biznesmenë të tjerë.
Fevziu: Ka edhe ‘Top 20’, Vilma Nushi, Tom Doshi, Rrok Gjoka, Pëllumb Salillari, Gentjan Sula, Avni Ponari, Agim Zeqo, Aleksandër Frangaj.
Mane: Me siguri ka edhe të tjerë. Fondacioni na ka kontaktuar nëpërmjet një letre, rreth 60 biznese, dhe kanë bërë studimin, dikush ka dhënë të dhëna më shumë, dikush ka dhënë të dhëna më pak, varet si e ndjejnë biznesmenët.Nëse duan të japin të dhëna publike apo jo?
Fevziu: Po çdo të thotë pasuri personle?
Mane: Pasuri personale do të thotë të gjitha, vlera e aksioneve që ata kanë në kompanitë respektive. Kur janë 100% aksionerë vlera e tyre është 100% pasuria e tyre, pra sipas përqindjeve të kompanive që ato janë aksionerë. Tani natyrisht që unë e kam parë metodologjinë. Kjo metodologji përbëhet nga 3 elementë. Kapitali neto, kapitali themelor dhe fitimi i vitit të fundit.
Fevziu: Ç’domethënë fitimi i vitit të fundit?
Mane: Fitimi i vitit të fundit është se sa ka fituar në vitin 2015.
Fevziu: Përshembull sa keni fituar ju në vitin 2015?
Mane:Totali i vitit 2015, i gjithë grupit është 35 milionë euro.
Fevziu: 35 milion euro fitimi i grupit tuaj neto, po xhiro që bëni?!
Mane: Duke e marrë me gjithë rajonin dhe kjo është në fakt shifër për gjithë rajonin, shkon diku tek 600 milionë euro. Bëhet fjalë kjo për kompanitë ku unë jam më tepër se 50% aksioner. Natyrisht kam edhe kompani ku jam në minorancë, ku nuk kam aksionet kryesore
Fevziu: Sa kompani, i keni numëruar ndonjëherë?
Mane: Nuk i kam numëruar, por shumë janë. Por desha të theksoja edhe pak tek metodologjia e kalkulimit, që bëhet fjalë për ato tre elementë që ju thashë, natyrisht që fondacioni mund dhe duhet ta përmirësojë metodologjinë për t’ju afruar edhe më tepër realitetit. Do të ketë ndryshime në mbivendosjen, po natyrisht njerëzit po këta do te jenë. Natyrisht që mund të ketë dy tre të tjerë që mungojnë, që nuk kanë dashur të ekspozohen , ose që nuk janë evidentuar nga fondacioni. Por ajo që mund të përmirësojë fondacioni është se pasuria personale do të thotë esencë personale, do të thotë makina, do të thotë shtëpi, banesat, vilat etj.
Fevziu: Të cilat ata nuk i kanë kalkuluar?
Mane: Jo!
Fevziu: A e ngre vlerën e biznesit, të një individi kaq të pasur, një shtëpi apo makinë?
Mane: Jo, por këto janë kriteret e metodologjisë internacionale të kalkulimit. E theksoj edhe njëherë që mund të ketë persona të tjerë pjesë të listës. Dhe padyshim që vendet ndryshojnë edhe në bazë të metodologjive dhe prandaj e theksova që për mua vëndi i parë ose vëndi i dhjetë nuk kanë rëndësi.
Fevziu: Megjithatë më thatë që keni 600 milion xhiro në vit, nga të cilat, 35 janë fitimi neto i juaj?
Mane: Fitimi neto, pas taksave.
Fevziu: Po taksa sa paguani?
Mane: Vetëm në Shqipëri, paguajmë rreth 40 milion euro taksa. Pra kush janë taksat që të jem më i qartë, taksat janë; tatim fitimi, dividentë, sigurmet shoqërore, etj, të cilat në fakt janë një definicion i taksave. Por ekzistenca e Balfit në tregun shqiptar i jep shtetit 40 milion euro taksa.
Fevziu: Jeni taksapaguesi më i madh?
Mane: Nuk e di nëse jam më i madhi apo jo, por kjo është një taksë e kalkuluar. Ekzistenca e Balfit në Shqipëri i jep shteti 40 milionë euro, duke përfshirë edhe TVSH-në.
Fevziu: Në fakt thonë që të pasurit nuk kanë asnjëherë dëshirë të paguajnë taksa? Ju vjen keq kur i paguani këto 40 milionë?
Mane: Ato janë detyrime që ne duhet t’i paguajmë dhe do t’i paguajmë. Në fakt shteti konsiderohet partner në kompani përsa kohë që merr 15% tatime dhe 15% divident. Padyshim që një pjesë të madhe të fitimit e merr shteti dhe kjo është normale.
Fevziu: Qëllon që i fshehni taksat, i rregulloni? Ca nuk i tregoni? Ca i tregoni?
Mane: Sa më e madhe të bëhet kompania, aq më pak mundësi ke për të fshehur taksat.
Fevziu: Përse ke më pak mundësi për të fshehur taksat?
Mane: Sepse je i ekspozuar me një grup më të madh njerëzish që punojnë për ty. Dhe je jo vetëm për shkak të stukrurave, të cilat krijohen, që më mirë është të mos fshehesh se të fshehësh.
Fevziu: Ju thatë që punoni në kompani ku jeni kryesorë, por punoni edhe në kompani ku keni aksione më të vogla. Zakonisht shqiptarët thonë puno vetë,ose maksimumi me vëllain. Si funksionon një rrjetë e tillë ku jeni aksionerë me shumë vetë, sa mund te jenë?
Mane: Shiko, unë kam ndërtuar një holding, që është “Balfing Grup”, dhe ku jam 100% vetë aksionerë. Ky grup ka pastaj aksione 100% të kompanisë së ndërtimit, 90% të Neptunit, 90% të Jumbos,100% të Shparit, 3% të Digitalb-it etj.
Fevziu: Pra në të gjitha aktivitetet futeni si ‘Balfin Grup’. Nuk e dini në sa biznese jeni shpërndarë?
Mane: Nuk e di, si kam numëruar ndonjëherë, se nuk më ka interesuar që ti numëroj se sa biznese kam.
Fevziu: Cili është biznesi kryesor i juaji? Biznesi më fitimprurës?
Mane: Biznesi im kryesor është shtija e produkteve elektoroshtëpiake. Ku jemi në gjithë rajonin, në pjesën më të madhe të Ballkanit Perëndimor, dhe në të gjitha vendet pothuajse jemi Nr.1, ‘Neptun Shops’.
Fevziu: Jeni Nr.1 në Kocovë, Maqedoni? Edhe ku tjetër?
Mane: Në Mal të Zi jemi, por jo Nr.1.
Fevziu: Ju më thatë që fitimi juaj ishte 35 milionë euro këtë vit.
Mane: Nga të cilat rreth 20 milionë janë në Shqipëri.
Fevziu: Pra nuk përfshini në këtë shifër shitjen e ‘Skopje City Moll’ , për sa milionë euro u shit?
Mane: ‘Skopje City Moll’ për ne u shit 2 milionë euro. Dhe natyrisht që kjo do të pasqyrohet në bilancet e 2016. Është një nga bizneset më të suksesshme që kam bërë vitet e fundit.
Fevziu: Kur e ndërtuan “Skopje City Moll”?
Mane: Para 4 vitesh e kemi ndërtuar, unë jam aksioneri kryesor i Skopje City Moll.
Fevziu: Sa përqind të aksioneve ke aty?
Mane:Aksionet e mija kanë qenë të ndryshme, unë kam qenë edhe si ‘Balfin’, kam qenë edhe si Neptun. Por megjithtë dy milionë euro e kemi shitur.
Fevziu: Sa keni investuar tek Skopje City Moll?
Mane: Janë investuar 69 milionë euro. Por në 4 vite kemi marrë diku tek 8 milionë euro të ardhura, me të cilat kryesisht janë larë bankat.
Fevziu: Dhe tani është shitur 92 milionë, por keni një fitim neto, prej të paktën 23 milionë, plus 8 milionëshit.
Mane: Disa dhjetra milion, do dalin ato, kur të dalin shifrat për vitin 2016.
Fevziu: Ju kur e keni shitur, i keni bërë llogarit e fitimit?
Mane: I kam bërë, por jo në rastin e kalkulimeve që ka bërë fondacioni, janë shifra zyrtare.
Fevziu: 92 milion euro, i moret parat?
Mane: I kam marrë, dhe i kam aktualisht në bankë në Shqipëri një pjesë.
Fevziu: Ju keni ndërtuar në të njejtën madhësi si Skopje City Moll edhe TEGU-n, sa ka kushtuar investimi i TEGU-t?
Mane: TEGU ka kushtuar diku tek 50 milion euro.
Fevziu: Përse më pak se Skopje City Moll?
Mane: Disa janë arsyet, por një nga arsyet është taksa komunale.
Fevziu: Ç’domethënë taksa komunale?
Mane: Taksa komunale në Maqedoni ka qenë më e lartë dhe në Shqipëri natyrisht në atë kohë ka qenë më e vogël. Tani është rritur po ka qenë më e vogël. Pra nëse në Maqedoni kemi paguar dikur tek 7 milionë euro, taksë komunale, në Shqipëri atë kohë kemi paguar rreth 800 mijë euro taksë komunale.
Fevziu: Nëse sot do të donit ta shisnit TEGU-n, jeni në tentativa për ta shitur?
Mane: Kam kërkesa për ta shitur, por besoj që do ta mbaj edhe për pak kohë. Natyrisht është çështje tregu?
Fevziu: Sa kushton sot Tirana East Gate?
Mane: Diku tek 75-78 milion euro.
Fevziu: Por përse 15-20 milion euro më pak se sa Skopje City Moll?
Mane: Ka disa arsye, një nga arsyet ua thashë që është taksa komunale, që në Shqipëri është më e ulët. Kjo kalkulohet në shitjet e qendrës. Ka edhe arsye të tjera, që biznese të ngjashme në Maqedoni performojnë më mirë se në Shqipëri.
Fevziu: Përse Maqedonia performon më mirë? Ka më pak banorë, nuk ka të ardhura më shumë se ne, nuk e ka as GDP totale më të lart se ne?
Mane: Arsyet janë të ndryshme, e para konsumatori në Maqedoni e njeh produktin më mirë se në Shqipëri. Bëhet fjalë për Nike, Sony, Adidass.
Fevziu: E njohin më mirë se Shqiptarët?
Mane: E njohin më mirë se Shqiptarët për arsye se e kanë pasur më parë në tregun e tyre, pra në kohën e Ish-Jugosllavisë. E dyta ata kanë kulturën tregtare të shitjes në qendrat tregtare më të vjetra se ne.
Fvziu: Ku bëhet biznes më mirë, në Shqipëri apo në Maqedoni?
Mane: Po ju them edhe arsyen e tretë, bizneset perfomojnë më mirë në Maqedoni për shkak edhe të shkallës së informalitetit. Psh nëse ‘Mango’, bën në Shqipëri, nuk i di shifrat saktë, por po them 700 mijë euro xhiro, në Maqedoni bën 1.4 milion euro, gati dyfish.
Fevziu: Si shpjegohet, si mund të bëjë gati dyfish xhiro kompania. Maqedonia ka më pak banorë, përse bën dyfishin e xhiros?
Mane: Një nga arsyet përveç të tjerave është edhe shkalla e lartë e informalitetit.
Fevziu: Ç’domethënë shkalla e lartë e informalitetit ?
Mane: Bëhet fjlaë për shitjet me pakicë. Maqedonia e ka më të vogël informalitetin dhe për këtë të garantoj.
Fevziu: Sa ndikon në Shqipëri shkalla e lartë e informalitetit?
Mane: Nëse shohim shifrat, me 50% të shkallës së informalitetit në shitjet me pakicë, theksoj edhe njëherë në fushat që unë njoh.
Fevziu: Ju keni bërë 35 milion euro fitim vitin e kaluar, se natyrisht këtë vit është rritur nga shitja e Skopje City Mollit, dhe 40 milion vetëm taksa i paguani shtetit, sa është pasuria që ju kalkuloni?
Mane: Nuk kemi definicione, sepse ka metodologji të ndryshme për matjen e saj.
Fevziu:Por secili e llogarit pasurinë që ka, qëllon në një darkë që ulesh dhe thua sa lekë, ose sa euro, apo dollar kam unë duke llogaritur edhe atë që nuk e ka llogaritur fondacioni?
Mane: Nuk i kam llogaritur asnjëherë, sepse kur e kalon një cak të caktuar të pasurisë nuk ka më ndonjë rëndësi të madhe.
Fevziu: Si nuk ka rëndsi të madhe? Po ju duhet ta dini pak a shumë nëse jeni milioner apo miliarder?
Mane: Nuk jam miliarder, ka pasur lajme që më përfshinin si miliarder, po une nuk jam miliarder. Po të isha miliarder do të isha në listën e ‘Forbs’ kështu që nuk jam miliarder.
Fevziu: Mbi ç’bazë e kanë dhënë këtë deklaratë mediat?
Mane: Edhe unë jam i suprizuar nga ai fakt, sepse agjencia është perstigjoze, por nuk e di si ka ardhur tek ky përfundim.
Fevziu: A kini një pasuri, sa është ajo 200 milion, 300 milion, 400 milion?
Mane: Po ta dija do ja u tregoja, por nuk e di vërtetë.
Fevziu: Nuk e dini sa e keni pasurinë?
Mane: Jo, nuk e di.
Fevziu: Por jeni shumë i pasur?
Mane: Jam i pasur mjaftueshëm, për të bërë biznes, për të jetuar mirë, por edhe për të investuar.
Fevziu: Si shpjegohet që në rajon ka pasanikë të niveleve të mëdha, ndërsa duke parë listën e pasanikëve shqiptarë është edhe më modeste?
Mane: Biznesi në Shqipëri është i vogël, tregu është i vogël.Natyrisht një kroat apo një serb do jetë më lart për shkak të madhësisë së tregut.
Fevziu: Ju thatë që biznesi kryesor i juaji vazhdon të mbetet ai i shitblerjes së elektroshtëpiakeve, elektronike, cili është biznesi tjetër më i mirë në Shqipëri?
Mane: Biznes i mirë në Shqipëri për disa vite ka qenë ndërtimi, natyrisht që ndërtimi ka edhe mund të ketë problemet e veta. Ajo që unë jam fokusuar më tepër tani është ndërtimet në turizëm. Është një biznes që do ta rrisim shumë shpejtë.
Fevziu: Ju keni ndërtuar kompleksin ‘Rollin Hills”, sa vila ka ky kompleks?
Mane: Ka diku tek 130 vila dhe me çmime më të lira se në Tiranë.
Fevziu: Sa ka kushtuar 1m2 në këto vila?
Mane: Varjojnë nga 650 euro për metër katror deri në 800 euro për metër katror.
Fevziu: Përse duhet që një kategroi e caktuar njerzish të jetojnë në një vend të caktuar? Të rrethuar me mure, me roje, me siguri?
Mane: E para kjo nuk ka asnjë gjë të keqe, e dyta është një lagje normale banimi, në Tiranë, secili ka shtëpinë dhe apartamentin e vet.
Fevziu: Sa ka kushtuar ky resort?
Mane: Mund të ketë kushtuar rreth 40 milion euro afërsisht.
Fevziu: Ndërkohë që jeni duke ndërtuar edhe “Green Cost” në Palas, bregdeti i jugut nuk ka asnjë resort të mirë.
Mane: Është një investim tek diku 52 milion euro, më shumë se sa Rollin Hills.
Fevziu: Është në një zonë që për momentin është thuajse e pazhvilluar?
Mane: Ne jemi në fazen e ndërtimit, kemi realizuar një pjesë të madhe të ndërtimit, shumë shpejtë . Risia e këtij projekti është se të gjitha vilat për shitje me dëshirën e blerësit mund të jepen edhe me qira. Pra, njerëzit mund t’i blejnë vilat dhe mund t’i menaxhojnë vilat , mund të japin vilën me qira. Pra njerëzit mund të investojnë dhe të përfitojnë nga blejra e pasurive të paluajtshme në atë zonë. Po ashtu do të ndërtojmë edhe një hotel me 120 dhoma, me standarde të cilat do menaxhohen nga një kompani e madhe amerikane.
Fvziu: Kush do vij në këto vila? Kush do vij në këtë hotel?
Mane: Ne nuk kemi bërë ndonjë target, shqiptarët e Shqipërisë, nga Kosova, nga MaqedoniA, po edhe të huaj.
Fvziu: Sa mund të jetë nata në një hotel të tillë?
Mane: Në sezon do të shkojë tek 200 euro nata, që është relativisht shtrenjtë po në një hotel standard me 5 yje dhe me të gjitha kushtet. Në josezon do të shkojë rreth 120 euro nata.
Fevziu: Kur mbaron projekti?
Mane: Projekti mabron për dy vite. Në dhjetor të vitit 2018.
Fvziu: Sa kushton një vilë në këtë zonë.
Mane: Nuk kemi akoma një çmim konkret.
Fevziu: Ky është një projekt në Jug, cilat janë projektet e tjera më të cilat po merreni?
Mane: Aktualisht kemi edhe një projekt në Gjirin e Lalzit, me çmime akoma më modeste se këto në Jug të vendit. Eshtë kombinim me vila dhe apartamente. 26 milion euro shkon investimi në këtë zonë.
Fevziu: Ju thatë hoteleri, çfarë parashikoni me atë, përveç hotelin në Palas?
Mane: Kemi edhe një hotel në Gjirin e Lalzit, që do e fillojmë shumë shpejtë. Poashtu kemi plan investimesh për hoteleri edhe në Greqi.
Fevziu:Përveç Greqisë, në cilat vende të tjera të rajoni keni tentuar të shtriheni?
Mane: Serbi,Maqedoni, Kosovë, Austri.Në Austri 130 milionë euro janë bërë vetëm nëpërmjet shitjeve të celularëve.
Fevziu: Ndërkohë që flasim për hotelerinë, a keni në plan të investoni për diçka në Korçë, është qyteti juaj i lindjes?
Mane: Nëse do të investoj diçka në Korçë, nuk do të investojë për përftim, edhe për arsye se tregu është i vogël. Por mund ta shoh si investim mëshumë për nostalgji se sa për përfitime. Nuk kam asgjë konkrete.
Fevziu: Zoti Mane thonë që të pasurit nuk duan të tregojnë kurr milionshin e parë se të tjerat i thonë me shumë krenari, si e kini bërë milionëshin e parë? Dmth si jeni pasuruar?
Mane: Milionin e parë e kam bërë me siguri duke shitur pajisje elektroshtëpiake, maetofona dhe televizora, në Shqipëri.
Fevziu: Sa vjeç ishit në atëkohë?
Mane: 24 ose 25.
Fevziu:Pra jeni bërë milioner, në dollar po flas në moshën 24 vjeçare?
Mane:Po,ndoshta 25.
Fveziu: Si lindi kjo ide?
Mane: Rastësisht, natyrisht e kam kërkuar që kur isha student. Blinim ora në Durrës dhe i shisnim në Qytet Studenti. Dhe fitonim gjëra shumë të vogla dhe modeste. Ishte e gjitha e ndaluar në atë kohë. Por nuk më mungonte guximi në atë kohë dhe nuk më mungon as tani.
Fevziu: Ju keni linduir dhe jini ritur në Korçë, më pas kini ardhur të stdioni për Gjeologji Minierash, pse zgjodhët këtë degë?
Mane: Ishte një degë e dhënë, e detyrueshme. Nuk isha ndonjë student i mirë, në Gjologji miniera, sepse në gjimnaz ishit student i mirë. Asnjë ditë nuk punova si gjeolog, studiova pak si gjeolog.
Fevziu: Blejra e Albkromit ishte për shkak të studimeve të vjetra apo?
Mane: Unë nuk bëj biznes me emocion. Nëse hyn emocioni në biznes nuk është ajo që duhet.
Fevziu: Kur erdhët në Tiranë si student menduat vërtetë që do të pasuroheshit?
Mane:Jo nuk e kam menduar që do pasurohem, asnjë se mendonte këtë.
Fevziu: Si e nise tamam biznesin? E mban mend momentin e parë të bzinesit?
Mane: Fillova tëbëj përpjekje dhe të shof mundësitë, prpjekta reale ishte kur më rekomanuan të shkëmbenin dhramin me dollarin në Austri në vitin 1992. Që ditën e parë me këtë biznes e pas vetn me 10 mijë dollar fitim që ditën ë parë. Nuk zgjati shumë sepse filloi banka që ta bëj këtë. Pra shkëmbimi i kursti të dhramis me dallar në Ausrti. Unë jam kthyer nga Austria në vitin 2004 similioner.
Fevziu: Ku jeni pasuruar më shumë në Shqipëri apo jashtë Shqipërisë?
Mane: Akoma fitimi më i madh vjen nga jashtë Shqipërisë. U rithkeva në Shqipëri për shkak të qëndrës tregëtare. Ndërtova QTU, më pas EUROMAXI-n.
Fevziu: Ishte supermarketi i parë i madh në Shqipëri?
Mane:Po ishte supermarketi i parë në Shqpëri. Pra një tjetër model dhe një tjetër hapësirë për shtitjen e produkteve.
Fevziu: Sa lekë keni paguar për të bërë biznes në Shqipëri? Zakonisht kur do të bësh biznes në Shqipëri o duhet ta kesh mirë me politikanët ose duhet të paguash politikanë?
Mane: Unë nuk kam paguar dhe nuk më është dashur të paguaj asnjëherë politikanë. E para sepse në 2005 kam ardhur në Shqipëri dhe e dyta unë nuk jam marrëme tendera publik. Nuk kam përfituar para publike asnjëherë. Nuk dua të paragjykoj ata që merren me tendera publik sepse ata i fitojnë me djerrsën e vetë.
Fevziu: Thonë që ju kini raporte të mira më të gjithë Kryeministrat? Madje raporte të afërta.
Mane: Nuk kam raport personal me asnjë nga kryeministratnuk kam pasur dhe nuk kam. Natyrisht mardhënie institucionale mund dhe duhet të kem.
Fevziu: Keni Raporte të mira me Ramën përshembull?
Mane: Siç ju thashë, marrëdhënie institucionale.
Fevziu: Ju flet apo i flisni për biznes?
Mane: Kur janë mundësit në kuadër të shoqatave padyshim që flas dhe komunikoj me të.
Fevziu: Z.Mane si shpjegohet që binzesmenët konsiderohen si njerëz që kanë imazhin që bëjnë ‘pisllëqe’, paguajnë ryshfete dhe mundësisht mbajnë edhe ndonjë të dashur me lekë paralel me gruan?
Mane: Kjo është një gjë që ndodh në gjithë Europën Lindore me thënë të drejtën nuk është vetëm në Shqipëri. Ne vijmë nga 0, dhe duke u rritur padyshim që krijohen xhelozi, kjo mendoj që është një arsye.
Fevziu: Si shpjegohet fakti se është përfolur se ju keni realizuar një takimm mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës?
Mane: Asnjëherë, edhe ata që e kanë shkruajtur nuk e besojnë. Nuk kam qenë pjesë kurrë e një takimi të tillë. Natyrisht që nuk e shoh negative që faktorët politikë të takohen me njëri tjetrin.
Fevziu: Votoni rregullisht?
Mane: Votoj rregullisht.
Fevziu: Duket sikur biznesmentët shantazhohen goxha nga politika dhe nga media, është evrëtetë?
Mane: Unë nuk kam pasur shantazhe as nga politika as nga mediat.
Fevziu: Çfarë bën një njeri me kaq shumë lekë zoti Mane? S’dini as vetë sa lekë keni?
Mane: Nuk bën ndonjë gjë ndryshe nga njerëzit e tjerë, natyrisht që gëzon benefitet e të qenit i pasur. Ndoshta ka një shtëpi më të mirë se një tjetër, ka një makinë më të mirë se një tjetër.
Fevziu: Çfarë hobesh të tjera keni përveç bizneseve?
Mane: Kryesisht lexoj, lexoj literaturën që ka të bëjë me punën.
Fevziu: Ju keni katër fëmijë sot, e kuptojnë fëmijët se si e keni arritur ju këtë pasuri?
Mane: Nuk besoj se e kuptojnë shumë, sepse 3 të vegjëlit kanë lindur kur unë isha milioner. I madhi mund ta kuptojë pak më tepër.
Fevziu: A e kanë pasionin e biznesit?
Mane: Nuk e kanë, por shpresoj që do e kenë dhe duhet ta kenë. Nuk mendoj që detyrimisht ata të duan dhe duhet të udhëheqin kompanitë e mija. Le të shohin jetën e vetë, padyshim që do të ishte kënaqësi për mua të punojnë në këtë sistem po jo detyrimisht.
Fevziu: Pra ju i keni lënë të bëjnë zgjedhjen vetë, të shkojnë kudo që ata duan?
Mane: Ku të duan.
Fevziu: Si është një ditë pune për ju, si i masni rezultatet me ato tufat e parave?
Mane: Unë punoj rreth 8 orë në ditë, kënaqem me rezultatet e punës.
Fevziu, mbaj mend që në një intervistë Xhorxh Sorosi më ka thënë që unë jam miliarder por në jetën time nuk kam parë nonjëher dy njëqind dollarëshe bashkë, juve ju qëllon të ngeleni nonjëher pa lekë në xhep?
Mane: Qëllon shumë herë që të ngelem pa lekë në xhep.
Fevziu: Si ngeleni pa lekë?
Mane: Ngelem pa lekë, nuk kam lekë me vete. Por edhe nëse nuk kam i paguaj ditën tjetër kur vete se shkoi zakonisht në të njëjtat vende.
Fevziu: Keni një pasion që ju është shtuar më shumë kohët e fundit, udhëtoni shumë?
Mane:Po udhëtoj shumë, kam udhëtuar dhe do udhëtoj, për të njohur botën aktuale.
Fevziu: A është e vështirë apo e lehtë të jesh i pasur?
Mane: Është e vështirë të jesh i pasur. Një miku im amerikan shumë i zoti, më tha që në Amerikë është e vështirë të jesh i pasur, në Europë pak më shumë, në Shqipëri dhe në lindje shumë shumë e vështirë.
Fevziu: Për arsye të paragjykimit?
Mane: Edhe për arsye të paragjykimit padyshim.
Fevziu: Nëse sot do të rishihnit gjithë karrierën tuaj 25 vjeçare në biznes do të bënit ndyshe po ta kishit mundesinë?
Mane: Po ta kisha mundësinë, nuk do të bëja ndonjëgjë ndryshe. Unë mendoj që i kam bërë gjërat në kohën e duhur, në momentin e duhur. Natyrisht me përkushtimin maksimal. Po dhe padyshim me ndihmesën maksimale nga familja dhe sidomos nga Eva.
Ju falenderoj që ishit sot në emision dhe shpresoj që me zhvillimet e mëtjeshme do të kemi rastin të rishihemi.
Falemiderit, shpresoj që biznemenë të tjerë të jenë në studion tuaj.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu