Mix
10 cilësi të një lideri të suksesshëm
- Përqendrimi
Shpeshherë thuhet se liderët e suksesshëm marrin vendime të rëndësishme, me të cilat nuk bien dakord një masë e madhe njerëzish. Kjo gjë është pjesërisht e vërtetë, po ajo çka është më e rëndësishme është se ata duhet të kuptojnë rëndësinë e të qenët gjithmonë të përqendruar në vendimet e tyre. Të jesh një lider i suksesshëm nuk do të thotë që të merresh vetëm me çështje të rëndësishme dhe t’i lësh në hije ato më pak të rëndësishme, por t’i kushtosh kohën dhe vëmendjen e duhur secilës prej tyre.
—Tim Ferriss autor i shumë bestsellerëve
- Besimi
“Një lider i zoti ngjall besim te stafi me idetë e tij, vizionin e qartë, shfaqjes së anës së tij njerëzore dhe mbi të gjitha, forcës që përçon në skuadër.”
—Barri Rafferty, CEO, i Ketchum në Amerikën e Veriut
- Transparenca
Një lider i zoti e di mjaft mirë që, nëse do të krijojë besim te stafi, nuk duhet të vendosë maskë kur është përpara tyre, por të jetë 100 për qind i vërtetë. Kjo gjë i krijon mundësinë stafit që për probleme të ndryshme të shkojnë dhe të diskutojnë me eprorin e tyre, duke pasur besim në dhënien e një zgjidhjeje më të mirë.
—Keri Potts, drejtor ekzekutiv i marrëdhënieve me publikun për ESPN
- Integriteti
Punonjësit janë reflektimi i vlerave që drejtuesit shprehin ndaj tyre. Duhet të mundoheni që asnjëherë të mos veproni sikur keni gjithmonë të drejtë, sepse kjo do t’ju çonte në humbjen e cilësisë në punën tuaj.
—Gunnar Lovelace, CEO themelues i Thrive Market
- Frymëzimi
Liderët më të suksesshëm janë ata që gjejnë frymëzim në çdo gjë dhe e shikojnë çdo situatë me pozitivitet.
—Arnold Schwarzenegger, ish-guvernator i Kalifornisë
- Pasioni
“Duhet ta duash atë që bën, nëse do që të jesh i suksesshëm”. Sado i madh apo i rëndësishëm të jetë biznesi juaj, ju duhet ta doni atë që bëni, sepse asnjëherë nuk do të gjeni motivimin për të bërë diçka më të madhe.
—Joe Perez, themelues i Tastemade
- Risitë
Risitë nuk janë të rëndësishme vetëm në rrugën tuaj të suksesit por, mbi të gjitha, në atë të mbijetesës ndaj konkurrencës. Inovatorët janë liderët më të mirë dhe këto janë dy koncepte që nuk i ndan dot njëra nga tjetra.
—Aubrey Marcus, themelues i Onnit
- Durimi
“Durimi është cilësia që i duhet çdokujt për marrë vendimet e duhura. Rruga drejt suksesit është gjithmonë shumë e vështirë dhe gjithë pengesa, por liderët e vërtetë janë ata që e kuptojnë kur duhet ta lënë një projekt në mes, sepse nuk ka më zgjidhje dhe kur duhet ta vazhdojnë atë medoemos.
—Dan Brian, COO i WhipClip
- Vendosmëria
“Është e pashmangshme. Në rrugën drejt suksesit, cilido do të përballet me situata të vështira, ku gabimet mund të jenë me pasoja të mëdha, me dështime të papritura dhe me njerëz që kthehen në armiq të paskrupuj. Një prej aleatëve tuaj më të mirë në situata të tilla është të qenët i vendosur. Vetëm duke qenë i vendosur, ju do të arrini që t’i përballoni situatat dhe të përshpejtoni zgjidhjen e tyre, pa u frikësuar dhe, mbi të gjitha, duke mos u përfshirë nga ana emotive, gjë që shpeshherë çon në përkeqësim të situatës.
—Ryan Holiday, ish-drejtor marketingu në American Apparel dhe autor i librit “The Obstacle is the Way”
- Fleksibiliteti
“Një prej miteve më të mëdha në lidhje me liderët e suksesshëm është se ata kanë vendosmëri të palëkundur. Kjo gjë është pjesërisht e vërtetë edhe pse jo shumë e saktë, sepse liderët e vërtetë janë mendjehapur dhe fleksibël në situata të ndryshme. Në fazat fillestare të një kompanie, procesi i planifikimit për të ardhmen është shumë i rëndësishëm, por realizimi dhe zhvillimi sa më i mirë i tij varet vetëm nga përkushtimi juaj dhe përqafimi i ideve dhe sfidave të reja.
—Daymond John, CEO i Shark Branding dhe FUBU
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu