Aktualitet
Atentat ndaj Donald Trump?
Kandidati Republikan për president në SHBA, Donald Trump është larguar nga agjentët e sigurisë në Nevada.
Sigurimi vlerësoi se siguria e Trump është kërcënuar ndaj e kanë larguar nga ky tubim.
Kandidati republikan për president ishte në mes të një fjalimi në turmë në Reno, porn ë një moment sigurimi i tij dyshoi se një person mund të jetë i armatosur dhe e ka larguar Trump-in menjëherë.
Pasi turna u afrua, agjendët e kanë nxjerrë jashtë Trump. Një person i dyshuar u shoqërua nga policia. Më pas Trump u rikthye për të vahzduar fjalimin e tij.
Ai tha: “Askush nuk ka thënë se do të jetë e lehtë për ne, por ne kurrë nuk do të ndalemi.”
Ai falënderoi gjithashtu agjentët e shërbimit të fshehtë.
Shërbimi Sekret më pas tha se incidenti shpërtheu kur një individ i paidentifikuar bërtiti “armë”.
Në një komunikim nga sigurimi i Trump u qartësua se ishte një alarm fals dhe se asnjë armë nuk u gjet.
“Agjentët e Shërbimit Sekret dhe Zyrtarët Reno policisë menjëherë kapen të dyshuarin. Me një kërkim të plotë të subjektit dhe zonën përreth, asnjë armë është gjetur,” tha Shërbimi Sekret.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu