Kryesore
Fethullah Gylen: I frikësohem një Lufte të Tretë Botërore
Dijetari dhe mendimtari mysliman, Fethullah Gylen, në një intervistë për agjencinë prestigjoze të lajmeve në Rusi, “Regnum” shpreh shqetësimet e tij për mundësitë e një Lufte të Tretë Botërore.
Në intervistën e tij, Gylen i është përgjigjur interesit të gazetarit për konfliktin në Siri, Lindjen e Mesme, Juglindjen dhe Anadollin e Turqisë, çështjen kurde dhe atë të ISIS.
“Dhe për Sirinë, duhet të mbizotërojë një qëndrim njerëzor dhe i ndërgjegjshëm dhe është e domosdoshme që komuniteti ndërkombëtar të intensifikojë përpjekjet për gjetjen zgjidhjeve diplomatike që do t’i jepnin fund konfliktit. Dhe në këtë çështje, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një rol të rëndësishëm, ndërsa Rusia duhet të luajë një rol ekuilibrues. Është shumë e rëndësishme që të dy këto shtete të ulen në tryezën e dialogut dhe të gjejnë një zgjidhje për këtë çështje”.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu