Lidhu me ne

Temporal

Rama dhe kamardarja helene

Ligji i Plehrave, “patrioti” Rama dhe kamardarja helene

Nga Artur Zheji

Do të doja të besoja te “patrioti” Rama, sepse ndryshe nga shumë kolegë, termi patriot apo e përkthyer atdhedashës, nuk e humb kurrë shkëlqimin e vet, nëse është bindje, apo një ndjenjë krenarie për përkatësinë e një popuuli dhe e një toke!

Po sigurisht, nëse nuk është përdorim, apo nëse nuk është një kurth komunikimi për të tërhequr vëmendjen dhe për të ndezur pasionet e popullit, duke krruajtur qëllimisht një plagë të vjetër kombëtare dhe historike.
Sepse populli, kishte deri pak më parë, disa pasione të tjera të ndezura, për të cilat doli edhe në rrugë të madhe! Nuk donte, nuk do dhe refuzon Ligjin e turpshëm të Plehrave, që po ky kryeministër “patriot”, që kërkon një qendër të re urbane ne Himarë, për të cilën ka mbështetje dhe kontestime, na riktheu Plehrat, që nxorri me tërsëllëmë nga dera e madhe e retorikës para 3 vitesh.
Po ay pra, aspak patriot për të rrezikuar Shqipërinë, hapi semaforin jeshil, të mafias ndërkombëtare të Plehrave Toksike.

Duke u rrekur, si një dandy mendjelehtë, me një thes me fllucka fjalë, të na fuste në shtëpinë tonë, një kërcënim më të madh se sa mijëra fjalë budallaqe, që qarkullojnë sot në mediat Helene, kundër tij dhe qeverisë rrokopujë që drejton ay.
Me të cilat media, kryeministri, më shumë dinak dhe se sa patriot, ja ka qejfi të polemizojë, për të tërhequr vëmendjen nga dështimet e njëpasnjëshme në politikën e vet ekonomike dhe të ashtuquajtur shtetformuese. Sepse ë Kuvend, do të ndodhë herët a vonë, pikërisht ajo “prockë” të cilës Rama i druhet:
Do të mbetet në fuqi Dekreti i Nishanit, sepse Lsi do të votojë kundër Plehrave dhe pro dekretit që e hedh poshtë këtë Ligj turpi. Do të votojë po ashtu edhe Shpëtim Idrizi, me ata deputetë që i binden vullnetiti të tij, Agron Duka, por edhe Dash Peza dhe Erion Brace, Ben Blushi apo Mimoza Hafizi, si edhe sigurisht në bllok, edhe Opozita.
Pra, nesër, pasnesër apo fare shpejt, Qeveria Rama, do të shpallet një Qeveri e Rënë, si humbëse e një beteje, ku kryeministri, u vetëvendos në mënyrë të marrëzishme apo të babëzitur, në anën krejt jo morale të cështjes, duke këmbëngulur të rikthente një ligj plehrash, që ngjall frikë, panik dhe revoltë të ligjshme ndër shqiptarët.
Për të mos u përfshirë në spiralen e plotë të këtij turpi, kryeministrit po i vjen në ndihmë Athina dhe mediat greke, të cilat reagojnë, për Cështje krejt të Brendshme të Republikës së Shqipërisë, si të ishte tokë e tyre, përkohësisht e pushtuar nga shqiptarët.
Sepse mediat apo politika e jashtëme Helene, nëse prishet një shtëpi në Himarë, për të rregulluar qendrën e qytezës, mirë apo gabim qoftë, hidhen përpjetë duke e njohur de facto si Vorio Epir, si një tokë pra, greke dhe të pushtuar nga shqiptarët.
Marrëzia dhe ndjeshmëria arrogante Helene, është tanimë kamardarja shpëtimtare, që i hidhet kryeministrit të turpëruar shqiptar, në skandalin e Plehrave, në skandalin e Përgjimeve të paligjshme, në skandalin e gropave financiare të kompanive shtetërore, në betejën e humbur me drogën dhe mafien e saj, me pushtet edhe shtetëror, në rrënimin e imazhit që sot kryeministri ka, më shumë se asnjëherë.
Plot turr dhe duke shfletuar politikisht historinë, që ka vërtet shumë diamante të fshehura, të lashtësisë së shqiptarëve, të bëmave të tyre të mira dhe të mëdha, kryeministri po mbush karikatorin verbal, me fishekë të vërtetë, por me shënjestër dhe qëllim të rremë nga cka parashtrohet si benzinë për turmat.
Sepse historia e Akropolit të shpëtuar, është vetëm 1 nga 1001, veprat apo dashuritë e mëdha të shqiptarëve, për si vëllezërit e tyre grekë, asokohe, krejt më të dashur dhe shumë më tepër arvanitas apo proshqiptarë se sa sot.
Por përdorimi në kontekstin e sotshëm, ndonëse i ndërkallur, me mjeshtëri të pamunguar nga Rama, ështëe si ti biesh një daulleje të lashtë prehistorike, pellasge apo arvanitase qoftë, për një festë të rëndomtë synetllëku.
Për synetllëkun e një përfitimi banal të disa dështimeve të ndërgjegjshme politike të keq qevrisjes dhe arrogancës gjithologjike prej deliranti, që shfaq kryeministër derëziu ynë, përditë e më shumë.
Dhe del pastaj një Avokat, mik i dashur dreqi e mori, që vetëshpiket rapsod nga Zagoria dhe thurr analiza në vargje mikluese, duke u shndrruar në një pasqyrë të rreme, ku Rama shihet me kënaqësi të parrëfyer.
Dhe këndon pa cifteli dhe pa shark, se 100 vite ky popull shqiptar, paska pritur një prijës si hallexhiu kryeministër që kemi!
Quo vadis, Domine!

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kritike16 orë më herët

Nuk e ka fajin fëmija që nuk lexon, por prindërit!

“Djali im nuk ka vullnet dhe nuk mëson asgjë”. Unë i them vazhdimisht po pse more nuk mëson, po mëso...

Sport17 orë më herët

Jude Bellingham është lojtari më i shtrenjtë në botë, vlen 251.4 mln euro!

Sipas Observatorit të Futbollit të Qendrës Ndërkombëtare për Studime Sportive (Cies), mesfushori anglez i Real Madridit, Jude Bellingham është aktualisht...

Radar17 orë më herët

Berisha shkatërron shpresat e Mul Nokës: Sa të kem jetë do jem në politikë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dërguar një mesazh të fortë për ata që mendojnë se ai mund të largohet nga skena...

Aktualitet18 orë më herët

Tjetër instalacion në kryeqytet, Tirana Moons vendoset tek Politekniku

Në relacionin arkitektonik, struktura modulare “Hënë” është një pavijon sferik i bërë kryesisht prej druri dhe pëlhure. Foto ilustruese Tirana...

Mix18 orë më herët

Sekreti i rënies nga pesha – Kur duhet të hani mëngjesin dhe darkën

Ushqyerja është një aspekt shumë i rëndësishëm i shëndetit të organizmit. Krahas saj, koha e ushqyerjes është po aq e...

Mix18 orë më herët

Blackstone do investojë 300 milion dollarë në kompaninë e Inteligjencës Artificiale

Blackstone po investon në një kompani që i ndihmon organizatat të ruajnë dhe analizojnë në mënyrë më efikase sasi të...

Mix18 orë më herët

Il Ragazzo Dai Pantaloni Rosa, një film për bullizmin dhe pasojat e tij ishte më i ndjekuri i 2024 në Itali

70 milionë spektatorë vetëm në kinema në vitin 2024. Një shifër e përgjithshme prej rreth 493.9 milionë eurosh për një...

Mix18 orë më herët

Brooke Shields: Doktori më bëri operacion në pjesët intime pa aprovimin tim

Brooke Shields ka shkruar një libër autobiografik, i cili del të martën e 14 janarit në shitje. Mes shumë rrëfimeve...

Mix18 orë më herët

Jessica Alba divorcohet pas 17 viteve martesë

Jessica Alba dhe Cash Warren ndahen. Aktorja ka folur gjithmonë për marrëdhënien e tyre si shokë dhomë. Prej pak orësh...

Mix19 orë më herët

A e dini emrin e vërtetë të personazhit më të komentuar të momentit, Gjesti?

Këngëtari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, Gjesti, ka surprizuar publikun me lëvizjen e tij më të fundit. Vetëm...

Facebook