Lidhu me ne

Aktualitet

Ti edhe Perikliun e shikon me çallmë

Ka patur disa replika të ashpra sot në Parlament mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule. Për Greqinë, Himarën, Athinën, gravurat e Edi Ramës në Facebook, Gjergj Dushmanin etj., gjithnjë në një lojë që ushqen të dyja palët me karikimin nacionalist që u mungon kaq shumë. Mund të besojë njeri se Edi Rama shqetësohet vërtet për shqiptarët e Greqisë, sidomos ata të vjetrit, kur sot në Greqi arvanitasit dhe çamët ortodokosë, nuk thirren të dëgjohen se çfarë mendojnë për përrallat me Dushmanë që shpëtojnë qytetërimin? Njësoj vlen kjo pyetje për Dulen: A mundet njeri të besojë se Vangjeli ka merak për minoritetin e për Himarës, përveç axhendës së votive? Me siguri që jo. Por problemet sërish krijohen. Sa për polemikën e sotme, atë ja vlen ta shohim si argëtim me retorikën boshe.

Më poshtë fjala e kryeministrit:

“Për disa banorë të Himarës të cilët janë shfaqur të revoltuar për shkak të planit urbanistik. Për një projekt publik në vazhdën e programit të rilindjes së Himarës. Ai qytet ka hyrë në rrugën e transformimit rrënjësor të dukshëm nga komuniteti dhe nga cilido që e viziton Himarën pa shoqërinë e Vangjel Dules. Himara një nga qytetet më të rrënuara në 25 vite. Ngrehina shëmtie dëshpëruese që e rrokullisin Himarën në tatëpjetën e zhvillimit rrënues që përfshiu gjithë Shqipërinë që i ka dëmtuar imazhin. Himara nuk është i vetmi qytet që ka hyrë në këtë rrugë dhe as i vetmi qytet që është dashur të bëhen shpronësime. Shpronësimet e ndërtimeve të ligjshme apo prishjet e ndërtimeve të paligjshme janë një procedurë rutinë dhe e unifikuar ligjërisht si në Tropojë, si në Himarë. Edhe në Tropojë ka banorë që nuk bien dakord, por çuditërisht as për banorët e Tropojës, as për ata të Burrelit, apo Bulqizës, as për të Beratit apo Belshi, dhe as për të Vlorës nuk kemi dëgjuar të ankohet ndonjë shtet tjetër apo të fillojë një ububu e kujshme nga mediat e atij vendit. kjo ndodh vetëm me Himarën. Në Vlorë janë prishur 1670 objekte, në Tiranë 4428, në Durrës 1025 e kudo në çdo qytet të vendit tonë. Nga Tropoja ku janë prishur 71 objekte deri në Konispol. Projekti i ri në Himarë detyron prishjen e 18 objekteve, një shtëpi, një bujtinë dhe pjesa tjetër lavazhe, kioska, magazina të vjetra apo rrënoja shtëpish të dikurshme. vetëm për 6 objekte duhet iniciuar procedura e ligjshme e shpronësimit. një shifër mikroskopike.

Dikush që nuk se di ku fle lepuri i kësaj ferre që na shfaqet hera-herës në këmbë, as mund ta konceptojë dot se si një praktikë rutinë të kësaj natyre për 12 ndërtime pa leje dhe për 16 ngrehina të angazhojë nj shtet fqinj me komunikata zyrtare që kërkojnë ndëshkimin, me parti, me gazeta e portale për të nxjerrë qeverinë e Shqipërisë, por pa e fshehur dot një sekëlldi ndaj ne shqiptarëve dhe vendit tonë. Çfarë bëra apo thashë unë që të meritoja gjithë atë vëmendje në Greqi gjatë këtyre ditëve. A ma thotë dikush pse fqinjëve tanë nuk iu erdhi mirë që në një postim shumë miqësor në rubrikën time kulturore unë përmenda Gjergj Dushmanin, shqiptarin e famshëm dhe të cituar në libra seriozë dhe një nga historitë e bëri të gjendej në vendin e duhur për ta shpëtuar Akropoplin nga bombardimi në vitin 1686. Apo mos vallë nuk u erdhi mirë se lexuan aty se në Athinën e asaj kohe flitej kryesisht shqip. Këtë nuk e them unë por historianë të asaj kohe. Për mua është vetëm një mësim historie. Nuk mërzitem fare kur më thonë se në Himarë sot flitet greqisht. As e folura dje shqip nuk e bën Athinën shqiptare dhe as e folura greqisht në Himarë nuk do e bëjë qytetin grek nesër.

Çështjet e të kaluarës dhe të ardhmes, jo vetëm për ne por për interesin e përbashkët janë çështje reale që duhet t’i zgjidhim pikërisht në dritën e shembujve të panumërt, të miqësisë, solidaritet, fqinjësisë që historia ka prodhuar për shqiptarët dhe grekët. Ka pasur disa zëra. Përveç zërit të Vangjelit që ngrihet vetiu që edhe në ëndërr të jetë çohet kur sheh që bie një tjegull nga një shtëpi e rrënuar në Himarë. Tjegulla e ëndrrës së Vangjelit do të përdoret si provë nga Greqia. Partia jote po tretet si kripa në ujë pikërisht se ke marrë përsipër të bësh diçka që është në dëm të hapur mes marrëdhënieve të vendeve tona, mes shqiptarëve dhe grekëve. (min11) Shkaqet dhe arsyet e të shkuarës mes dy vendeve nuk mund të përdoren si casus beli përveç nga dritëshkurtrit. Banorët e prekur nga projekti i ri për bashkinë e Himarës janë deklaruar grekë. S’mund të mos jem krenar si shqiptar dhe si kryeministër i këtij vendi që as dje, as sot dhe as kurrë nuk do thoshte një greku që për të luftuar e punuar në këtë kotë duhet të ndërrosh emrin tënd. Ta lëmë me kaq dhe mirënjohjen më të sinqertë për çdo grek që ka ndihmuar shqiptarët e dalë nga errësira e diktaturës komuniste në një fazë të re miqësie me kufij të hapur. Banorët e prekur nga prishja e ndërtimeve qenkan homogjenë a thua se të tjerët janë halogjenë, domethënë të huaj, ardhacakë. Nuk kam qenë i tunduar të marr rolin e historianit dhe dijet modeste të historisë mundohem t’i përdor vetëm për të kuptuar të tashmen dhe të ardhmen. Historianët duhet për ta shkuar dhe politikanë që ta bëjnë historinë dhe kur ngatërrohen rolet vetëm dëm ka.

Në kontekstin e këtij debati dhe fatkeqësisht të çdo debati në 25 vite rresht me fqinjët tanë për Himarën nuk kam dëgjuar asnjëherë të respektohet një fakt, që personat e përfshirë në këtë debat janë gjithashtu shtetas shqiptar dhe si të tillë i nënshtrohen ligjeve dhe normave të këtij shteti. Bëhet fjalë për shtetas pavarësisht shqiptarë, që banojnë në truallin e tyre prej brezash që kanë vendosur të jenë edhe banorë të shtetit fqinj sepse ashtu ua ka dashur halli apo ua ka diktuar zemra. Ne e konsiderojmë, të gjithë këtu, si forca politike të këtij vendi në gjithë historinë shprehjen e identitetit kombëtar si një element të patjetërsueshëm të shoqërisë shqiptare. Qeveria jonë në kuadër të 5 prioriteteve për në BE ka bërë një rishikim të kuadrit ligjor për pakicat. Po kujtoj një shprehje të popullit shqiptar por më duket dhe atij grek, “Para se të marrësh fshesën dhe të nisesh tek shtëpia e tjetrit, fshi njëherë para pragut tënd”. Më mirë e thotë Ungjilli, “Para se të shohësh ashklën në syrin e tjetrit hiq traun që pengon shikimin tënd”. Shqipëria nuk ka pasur ndonjë pretendim territorial por kërkon të ketë një nivel sa më të lartë miqësie. Në histori gjen më shumë histori që na bashkojnë se na ndajnë.

E shkuara nuk mund të jetë një pengesë për të ardhmen e përbashkët të popujve dhe vendeve tona. Zgjidhjet e bashkuara në rregulla ndërkombëtare dhe në kulturën ndërkombëtare janë për të dyja. Së pari do të donim që lufta të mbarojë. Duam të shfuqizohet dekreti mbretëror 2636/1940 i cili e konsideron gjendje lufte marrëdhënien me Greqisë dhe Shqipërisë. Por, nuk është një mbetje por një akt që prodhon pasoja konkrete për qytetarët shqiptarë. Nëse do që ti quajmë çam, s’ka problem. Është çështje e Shqipërisë, për shqiptarët. E drejta e njeriut, e drejta për të kërkuar pronën është e gjithë ajo që quhet çështja çame. Ne kërkojmë këtë dhe vetëm këtë”.

 

Fjala e Vangjel Dules:

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix14 orë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix14 orë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix14 orë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix14 orë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar14 orë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix15 orë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix15 orë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix15 orë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske16 orë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix16 orë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook