Kryesore
Nuk merrem me mistrecllëqe batutash
Deklaratën e kryeministrit Edi Rama se është në pritje të vendimit të LSI për vazhdimin e koalicionit edhe për një tjetër mandat nëse LSI nuk rimartohet me PD, Sekretari i Përgjithshëm i LSI, e ka komentuar kështu.
“Nuk preferoj të merrem as me batuta dhe as me mistrecllëqe batutash. Është e rëndësishme që në mënyrë të veçantë maxhoranca po në mënyrë më specifike qeveria të jetë e përqëndruar dhe e fokusuar maksimalisht tek përmbushja e detyrimeve dhe reformave të mëdha në të cilat është përfshirë vendi. Në këtë moment është shumë e rëndësishme realizimi me seriozitet dhe përkushtim i reformës zgjedhore, një prioritet nga i cili nuk mund të ikim. Ajo që është thelbi i këtij procesi është realizimi i reformave ekonomike për të sjellë produkt në cilësinë e jetës dhe mriëqënien e qytetarëve”, tha Rama.
Ndërsa lidhur me dekreti e presidentit Nishani për kthimin në Parlament të ligjit të mbetjeve, z. Rama tha se do të vlerësohet maksimalisht dhe do të respektohen të gjitha ndjeshmëritë lidhur me çështjen.
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama në një dalje për mediat thekson se fokusi maksimal i qeverisë duhet të jetë reforma zgjedhore.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu