Lidhu me ne

Kryesore

Ja pse po e sulmon Rama median online

rama papagall_1

Një ditë më parë Kryeministri Edi Rama përmes një videomesazhi në facebook sulmoi analistët dhe portalet, duke i quajtur parti politike e çartur, gjobaxhinj, jo profesionist, etj. Ai mori shkas nga një emision në Prishtinë të enjten e kaluar, ku ishte i ftuar përballë analistëve të Kosovës, debat të cilin Rama tha se “e kam fituar”. Ky triumf me sa duket e kishte frymëzuar për të hedhur një lum fyerjesh drejt gazetarëve që ai i quaj portalistë apo analistë “gjobvënës”.

Të shumta kanë qenë komentet ndaj këtij sulmi të kryeministrit, sidomos në portale e rrjete sociale. Më poshtë kemi zgjedhur disa prej komenteve e editoriale dje dhe sot, ku kanë reaguar, Berat Buzhala (gazeta Express), Desada Metaj (Opinion.al), Andi Bushati e Armand Shkullaku (Lapsi.al) dhe Kastriot Islami (Syri.net). Gjithashtu në këtë përmbledhje përfshihet reagimi i deputetit Ben Blushi.

Berat Buxhala në profilin e tij në facebook: Piktor mediokër

Ti ndoshta një betejë e ke fitu me gazetarë në Prishtine – dorën në zemer në mënyrë të ndytë – ama luftën nuk ke me fitu. Ti, Trumpi, Erdogani ect., keni probleme me gazetarët edhe me ‘portalet’. Po ditët kurrë nuk sosen. Në arkive para teje kanë shku edhe shumë kryeministra të tjerë. Në fund na kemi me bo hajgare me ty. Piktor (medioker)

Kastriot Islami në Syri.net: Arsyet pse sulmohet media online

Pyetja që do të shtrohej është se përse ky (Rama) është ngritur më së fundmi edhe kundër mediave, kundër fjalës së lirë? Disa nga arsyeja janë:

Për “krimin” me median.

Për sjelljen e kriminelëve e të banditëve në kuvend…

Për sjelljen e hajduteve, të paaftëve e mediokërve në qeverisje…

Për rrënimin e ekonomisë, degjenerimin e financave, shkatërrimin e shtetit…

Për prishjen e imazhit të vendit brenda dhe jashtë vendit…

Për përkeqësimin ekstrem të marrëdhënieve me fqinjët…
Për pasurinë prej 200 milion euro të fshehur në llogari off shore…

Për vjedhjen e pronave në bregdet dhe shkatërrimin e turizmit…

Për krijimin e bandave gardiste që shajnë/kërcënojnë në rrjetet sociale…

Fundi po vjen…! E ka kuptuar edhe vetë…!

Lapsi.al që drejtohet nga Bushati e Shkullaku: Krimet e Ramës me median

Për ne Edi Rama është një nga fajtorët kryesorë të kësaj gjendjeje ku lëngon media shqiptare. Nëse duhej ngritur një gijotinë për këtë krim, koka e tij duhej të vihej e para në radhë.

Eshtë ai që u denoncua në Prokurori nga paraardhësja e vet socialiste në Ministrinë e Kulturës, se i privatizoi ish-mikut Koço Kokëdhima, me një praktikë të denjë për burg, gazetën “Sporti Popullor”. A ka ai një shpjegim për këtë?

Eshtë ai që në krye të Bashkisë së Tiranës shpiku praktikën e shndërrimit të botuesve në ndërtues dhe të ndërtuesve në sipërmarrës mediatikë. A ka ai një shpjegim për këtë?

Eshtë ai që e filloi mandatin si kryeministër duke ofruar për pronarët e mediave parkingjet me pagesë të Tiranës, leje ndërtimesh në parkun kombëtar dhe në bregdet. A ka ai një shpjegim për këtë?

Eshtë ai që është bërë barcaletë sepse ka në celularin e tij edhe numrat e kameramanëve që u tregon si duhet ta shfaqin në kronika. A ka ai një shpjegim për këtë?

Është ai që shpiku raportimin e lajmeve me kaseta dhe pa praninë e gazetarëve duke përfituar nga blerja që i kishte bërë pronarëve. A ka ai një shpjegim për këtë?

Eshtë ai kryebashkiaku i parë që iu nënshtrua një gjobe, dhe që dha një leje marramendëse për një pallat vetëm që mos transmetohej një emision që tregonte pjesën e ajsbergut të abuzimeve të tij në Bashki. A ka ai një shpjegim për këtë?

Edi Rama është injektuesi i metastazave të kancerit nga i cili po lëngojnë sot mediat shqiptare.

Edhe tani në detyrën e kryeministrit ai drejton një vend ku televizionet më të mëdhenj janë në kushte flagrante paligjshmërie. Kur kanë pronësi të fshehta, përqindje me emra të rremë, aksione aty ku ligji ua ndalon.

Në kohën e tij po lulëzojnë TV-të kombëtare kioska familjare, me nga vetëm një pronar dhe të afërmit e tyre të shpërndarë në postet më të rëndësishme drejtuese.

Dhe po të dojë, Edi Rama ndërhyn ta rrgullojë këtë gjëndje paligjshmërie? Po a e bën? Natyrisht që jo.

Se ai është peng i pronarëve dhe oligarkëve. Vjedh me ta Shqipërinë për të qëndruar në pushtet dhe ngaqë nuk ka ç’i bën kësaj kaste, marrëdhënia me të cilën po e rrënon në publik, merret me gazetarët, opinionistët dhe faqet online.

 

Desada Metaj, publikuar në Opinion.al: Rama si Dr. Edi Frankeshtajni

Edi Rama ka zgjedhur një të diel pasdite për t’i treguar atyre që e kanë votuar që mos të degjojnë çfarë shkruajnë portalet dhe thonë opinionistët sepse kjo do jua prishë imazhin që ata kanë në kokën e tyre për Shqipërinë. Dhe mbase për disa kjo dhe mund të funksionojë,por Edi Rama duhet të lusë fatin që shumë të tjerë edhe nga ata që e kanë votuar të mos e dëgjojne delirin e tij të së dielës pasdite. Sepse vetëm kështu mund të shmangë mendimin e tyre se kryeministri po sillet si një diktator me pamje dhe veshje moderne. “Kësaj periudhe po i vjen fundi” thotë madje duke e përsëritur 2 herë kryeministri fjalinë me të cilën paralajmëron ndoshta dhe ndryshime në ligjin për funksionimin e medias online. Ndryshime që po i gatuan së bashku me segmente të opozitës që po ashtu si kryeministri shohin armikun tek media dhe gazetarët.

Media ka probleme me vërtetësinë e lajmeve që përcjell,sikundër qeveria ka probleme me transparencën,media nuk ka etikë dhe shkel me të dyja këmbët privatësinë,ashtu si Edi Rama qahet për fjalorin e shtypit ndërsa fjala e tij në parlament do të skuqte nga turpi dhe “lacat e bllokut”. Media përcjell lajme të pavërteta që padyshim lëndojnë,por sigurisht vrasin më pak se gënjshtra e “shëndetsisë falas”. Kjo sjellje prej Frankeshtajni i shkon fiks për shtat kryeministrit që ndoshta nesër,si për Halloëeen,duhet të veshë pelerinën e zezë e dhe të nisë gjuetinë ndaj atyre që e kritikojnë në portalet online. Sepse ndoshta portalet janë dritaret e një shtëpie të rrëmujshme,pa rregulla që s’ka pak që është ndërtuar,por këto dritare janë pakrahasimisht më të pranueshme sesa bunkeri mediatik televiziv dhe i shkruar që ka për kryeredaktor Edi Ramën.

Ben Blushi në facebook: Po ngatërron fytyrën me pasqyrën

Pashë KM që kishte bërë nje video kundër medias. Ka ende njerëz që ngatërrojnë fytyrën me pasqyrën.Politika është fytyra ndërsa media është pasqyra.Zakonisht ata të cilëve nuk iu pelqen fytyra përpiqen të mbulojne pasqyrën por kjo nuk i ndihmon.Përkundrazi!

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Anita Haradinaj nuk mban dot lotët: Kam kaluar 3 aborte të vështira!

Bashkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita ishte e ftuar në podcastin e Orinda Hutës “Mam”, ku beri disa rrefime te patreguara...

Mix3 ditë më herët

Nudo dhe seksi, Belen Rodriguez publikon FOTOT HOT në vaskë

Belen Rodriguez ka publikuar foto nudo në vaskën e shtëpisë së saj të re. Bukuroshja argjentinase shfaqet provokuese dhe e...

Mix3 ditë më herët

Sa para do të përfitojë Donald Trump nga mandati i tij i dytë?

Shkruar nga Jill Filipovic Trump kaloi 1 nga çdo 3 ditë të 3 viteve të tij të para në detyrë...

Radar4 ditë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix4 ditë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore4 ditë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix4 ditë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport4 ditë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix5 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix5 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Facebook