Lidhu me ne

Kritike

Mark Marku: 90 për qind e veprës së Dritëro Agollit është banale

Dritëro Agolli ka rimarrë vëmendjen e një pjese të shtypit që i rikthehet periodikisht intervistave më të ose me gruan Sanijen, si një model frymëzimi për të majtën politike, bazuar jo vetëm në përkatësinë e tij ideologjike, por edhe suksesin si shkrimtar i popullit. Mediat kryesisht të majta janë bazuar mbi këtë kriter për ta vlerësuar apriori si një nga korifejtë e letrave shqipe. Ky lloj apogjeu ka nisur të shkaktojë edhe reagime, nisur nga këndvështrimi për vlerën e Agollit si shkrimtar.
Në një analizë për ricikiklimin e figurave që i shërbyen regjimit të kaluar edhe në fushën e letrave, pedagogu Mark Marku thotë se Agolli nuk meriton atë vlerësim që i bëhet, për cilësinë e veprës letrare, 90 për qind e së cilës sipas tij është banale.
“Kemi dëgjuar të flitet gjithë këto ditë për Dritëro Agollin, dhe të flitet për të njëlloj si në kohën kur ai ishte shkrimtari më i promovuar i regjimit. Ashtu siç po shfaqet prej më se një muaji Dritëro Agolli si patriark i letërsisë shqipe prej Akademisë së Shkencave. Askush nuk e tha një fjalë se Dritëro Agolli qe një talent i madh i letërsisë, por që 90 për qind të veprës së tij e ka banale, sepse e vuri në shërbim të propagandës së regjimit komunist”- thotë Marku.
Dritëhijet e Agollit si shkrimtar kanë të bëjnë edhe me të kaluarën e tij si ish-kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve.
“Askush nuk e tha një fjalë për angazhimin e tij në mitizimin e një diktatori dhe të shtetit të tij kriminal. Dritëro Agolli mund të ketë qenë burrë i këndshëm, e madje edhe zemërmirë si kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve, por ai ka qenë kryetar i një institucioni që në piramidën e krimeve të kryera nga komunizmi ka pjesën e vet. Kjo nuk do të përbënte asnjë pengesë që ajo pjesë e veprës që i mbetet, të promovohet”-thekson Marku.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Anita Haradinaj nuk mban dot lotët: Kam kaluar 3 aborte të vështira!

Bashkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita ishte e ftuar në podcastin e Orinda Hutës “Mam”, ku beri disa rrefime te patreguara...

Mix2 ditë më herët

Nudo dhe seksi, Belen Rodriguez publikon FOTOT HOT në vaskë

Belen Rodriguez ka publikuar foto nudo në vaskën e shtëpisë së saj të re. Bukuroshja argjentinase shfaqet provokuese dhe e...

Mix2 ditë më herët

Sa para do të përfitojë Donald Trump nga mandati i tij i dytë?

Shkruar nga Jill Filipovic Trump kaloi 1 nga çdo 3 ditë të 3 viteve të tij të para në detyrë...

Radar3 ditë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix3 ditë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore3 ditë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix3 ditë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport3 ditë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix3 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix4 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Facebook