Bordeaux është vlerësuar si qyteti më i mirë në botë sipas Best in Travel 2017, listë e hartuar nga agjencia e njohur amerikane e turizmitLonely Planet.
I njohur herë pas here për zgjedhjet e saj të veçanta, Lonely Planet ka evidentuar një përvojë të re në qytetin francez të verës the Cité du Vin, për “revolucionin gastronomik” por edhe për linjat e trenave të shpejtësisë së lartë.
I dyti në listë është Cape Town në Afrikën e Jugut. Cape Town është renditur i dyti falë atraksioneve të reja kulturore, si për shembull muzeu i së ardhmes Zeitz Museum of Contemporary Art Africa.
Në vend të tretë është qyteti amerikan Los Anxhelos, i cili ka realizuar një zgjerim të metrosë dhe është duke ndërtuar rreth 50 hotele të reja.
Lista me 10 qytetet më të mira sipas “Lonely Planet’s Best in Travel 2017”
1. Bordeaux, Francë
2. Cape Town, Afrika e Jugut
3. Los Anxhelos, SHBA
4. Mérida, Meksikë
5. Ohri, Maqedoni
6. Pistoia, Itali
7. Seul, Kore e Jugut
8. Lisbonë, Portugali
9. Moskë, Rusi
10. Portland (Oregon), SHBA
Burimi: Independent
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu