Kioske
Basha për Ramën “Model satrapi oriental”. Çfarë do të thotë fjala satrap?
Basha: Po pse i duhet Edi Ramës të shpërfytyrojë dhe të deformojë kështu fizionominë politike të një familje, të një partie politike? Sepse zgjedhja e lirë e tremb, sepse zgjedhja e lirë nuk është vetëm liri por është edhe përgjegjësi, sepse zgjedhja e lirë është llogari dhe sepse llogaritë dhe bilancin i ka ku thërret qiameti. Brenda shtëpisë së tij politike, e në veçanti në raport me qytetarët shqiptarë. Po bën gjithçka për të shmangur zgjedhjet në partinë e tij, ky nuk është vizion europian, modern apo perëndimor. Është padyshim një model, por është një model satrapi oriental, është modeli jo i zhvillimit, por i frenimit të zhvillimit, jo i lirisë por i kontrollit me çdo kusht.
SATRAP m. sh.
-
1. his. Sundimtar me pushtet të pakufizuar i një krahine në Perandorinë e vjetër Persiane dhe në Indi.
-
2. fig. Sundimtar ose drejtues i egër e despotik që merr nëpër këmbë çdo të drejtë të njerëzve a të vartësve; ai që shtyp dhe shfrytëzon të tjerët pa mëshirë. Satrapët e kohëve të shkuara. Dëbuan pushtuesit dhe satrapët e brendshëm.
-
3. përd. mb. sipas kuptimit 2 të emrit. Mbreti satrap.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu