Lidhu me ne

Kryesore

Batutat/ Banori i ankohet për kryebashkiakun, Rama: S’hyj në inate skaparlinjsh se…

Me tone ironie e batuta ka folur kryeministri Edi Rama në takimin e sotëm me banorë të Çorovodës. Teksa ka folur për reformën në bujqësi dhe subvencionet për fshat, Rama ka informuar fermerët me akuzat që vijnë nga opozita, identifikuar prej tij vetëm me ish-kryeministrin Berisha.

rama

“Ju skraparlinjtë nuk e dëgjoni ca thotë Saliu, kur del ai e coni te Sinan Hoxha, ose Beng Beng-u, ose kanë dalë ca portale, ca gjëra të tjera në Tiranë, por jeni në rregull ndaj jemi më të qetë. Ore e njihni Lulin apo s’ka ardh akoma, Lulin se keni marrë vesh akoma që është bërë kryetar partie?”- tha Rama.

Batuta është pasur me disa të qeshura nga fermerët, ndërkohë që Rama ka vazhduar më tej.

“Ore këtu nuk kanë c’vijnë fare ata, ata c’të vijnë këtu, e keni marrë vesh që nuk është më Saliu krtyetar i partisë? Që e dini si lajm e dini, se takova njërin te pazari e tha, ore le të thonë c’të duan Luli, Luli, këto lulrat le t’ja tregojnë kujt të duan”- tha Rama.

Banori: Dritat fiken, po zihemi me zonjat e shtëpisë

Rama: Pse cfarë kanë dritat

Banori: Ka 50 vjet nuk është vënë një shtyllë

Rama: Më dole në shteg, vazhdo, se do e mbaroj unë pastaj. Ca më di mua ti, mos më di gjë ndonjë magjistar që ia bëj kështu edhe tak, të tëra shtyllat vij në fshatin tënd? Unë nuk thashë nuk është realiltt, janë shtyllat që rrinë si plakat e Vunoit.

Ajo që nuk u bë për 50 vjet pret të bëhet në fshatin tënd, si fshati yt ka sa të duash fshatra, më lër të mbaroj. Shtyllat janë nga koha e elektrifikimit të shokut Enver.

Nëse njihni ndonjë tjetër që mund të bëjë më shumë se mua në tre vjet ma prezantoni edhe mua, se iki unë…

Ndërhyn një banor

Rama: Ca kultivon ti?.

Banori: Merrem me keca

Rama: S’ma merr mendja që sa del keci i fut duart ti marrësh qumështin, nuk jeni si portalet që marrin analistët nga kafenetë e marrin miliona për të treguar broçkulla

Fermeri: Kryeministër më shiko në sy, për zotin, kam kënaqësi të flas

Rama: Do të më prekësh

Fermeri: Jo. Dëgjo, ti je Tiranës, unë kam punuar në Tiranë

Rama: Unë s’kam lindur në Tiranë, gruan kam nga Tirana

Fermeri: Unë do i them dy llafe, se nuk më bie radha të llafosem më

Rama: Me Nesimin një debat kam bërë unë se ky nuk e donte LSI-në kur unë i thoja të bashkohemi.

Fermeri: Të shtatë votat atij ia kam dhënë, ty s’të kam dhënë gjë

Rama: Ia ke dhënë këtij,

Fermeri: Po për zotin, këtë radhë nuk do votoj fare

Rama: Po ia ke dhënë Fatosit, shumë mirë ke bërë kujt do ja jepje

Fermeri: Saliut nuk ia jepja

Rama: Mos e përmend se na vjen ndonjë rrufe nga Abaz Aliu

Fermeri: Unë rri në Orizaj, toka për shkak të rrugës është e papunuar, jo me llafe të bukura, ik e shikoje në vend.

Rama: E ke për rrugën

Fermeri: Ta mbajë nanjë shoku yt shënim, e dyta, më 97 është prishur instituti në Orizaj.

Kam dashur të vij në zyrë, prandaj thashë e kam ëndërr që të takoj. babain e kam cuar te kutia e votimit. Unë dua jurist, letrat i kam të firmosura me shtet, prej inatit personal të këtij janë mbi 11 milionë, pse ma bëre mua, jam gjynah, pse ma merr tokën, shkuli të vdekurit, a është burrëri kjo?

Rama:  Unë nuk di gjë për këtë punë,

Fermeri: Ore kam letrën tënde ore, po s’qe kështu më fut në burg

Rama: Ma ngatërrove keq bisedën kur më the për inat personal se vetëm në inate skraparlinjsh nuk fiten, se me këtë inat nuk hahet njeriu që ka logjikë, ti inat këtë, ky ka inat sa mali i Tomorit, po ia dolët përplasuni, vetëm na duheni gjallë të dy se jemi një familje, plagosuni po mos u asgjësoni se na duheni.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 orë më herët

Sam Altman kundër Elon Musk: “ai është një bullizues, i pëlqen të debatojë me njerëzit”

Dihet mirë se marrëdhëniet mes Sam Altman dhe Elon Musk nuk janë idilike dhe përgjigja e OpenAI për Musk e...

Mix1 orë më herët

“La Palma”: Seriali i ri në Netflix që po thyen rekorde shikueshmërie

Shikuesit besnikë të Netflix janë shumë të emocionuar për serialin e ri “La Palma”, i cili përshkruhet nga shumë njerëz...

Mix1 orë më herët

100 christmas wishes for friends and family

Best Christmas Wishes, Sayings and Greetings To Write in Christmas Cards 1. Merry Christmas! I hope you receive one blessing after...

Mix2 orë më herët

Krishtlindje: sugjerime filmash për një atmosferë magjike!

Krishtlindjet janë koha e përsosur për të shijuar disa filma klasikë që përcjellin mesazhe të ngrohta, dashurie dhe miqësie. Filmat...

Radar2 orë më herët

Presidenti Donald Trump do të përballet me një Phenian ndryshe gjatë mandatit të dytë!

Në mandatin e tij të parë si President i Shteteve të Bashkuara, Donald Trumpi forcoi sanksionet ekonomike kundër Koresë së...

Kryesore10 orë më herët

Përfundoi në spital, Mziu sulmon Gjekmarkajn: Me fat që është gjallë, duke ditur që s’ka shtyllë kurrizore

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, ka sulmuar kolegun e tij Agron Gjekmarkaj, pasi ky i fundit përfundoi në spital,...

Mix10 orë më herët

4 shenjat e Horoskopit që i dëgjojnë të gjithë

Ka shenja të horoskopit që duket se kanë lindur nën një yll me fat, nga ato që të gjithë i...

Mix10 orë më herët

Të tregojmë ca detaje që nuk i dije për Shkodrën Elektronike

Emri i Shkodrës Elektronike u bë i njohur për shumicën prej nesh me pjesëmarrjen e këtyre të fundit në “Festivalin...

Radar10 orë më herët

Parashqevia na tregoi se ku ka përfunduar media dhe jo Parashqevia

Mentor Kikia Parashqevi Simaku Unë i përkas asaj gjenerate, kur në shkollë të mesme ndaheshim në adhurues të Parashqevi Simakut...

Sport10 orë më herët

Salah shkruan emrin në historinë e Liverpool dhe Premier League

Mohamed Salah Mohamed Salah është padyshim lojtari i momentit te Liverpool. Egjiptiani ka gjetur formën e tij më të mirë...

Facebook