Deputetja e Partisë Demokratike, Liljana Elmazi shkruan sot se në këtë forcë politike ka individë që po e mjelin atë si ‘lopë’ dhe megjithëse nuk kanë asnjë kontribut, kërkojnë poste kur PD vjen në pushtet.
Në një status në faqen e saj në Facebook, Elmazi shkruan se këta individë brenda PDsë janë edhe më të rrezikshëm se PS dhe LSI.
Po citojmë statusin e plotë të deputetes demokrate në rrjetin social:
Do te shpetoje ndonjehere PD nga ata pseudodemokrate qe e duan si “lope” per ta mjele kur eshte ne pushtet, apo per te bere karrere ne opozite , ( nderkohe qe as profesion tamam nuk kane) , se mendojne qe shpejt mund ta kthejne ne “lope ” per ta mjele per poste deputetesh apo pushtetaresh, nderkohe qe , jo vetem nuk kane kontribut ne PD, nuk kane as vlera, per mos thene antonimin e saj, madje as votat e tyre e familjareve nuk i kane dhene PD.
Per mua, keta jane me te rrezikshem edhe se Rilindja e LSi, keta jane si ai krrimbi apo mola qe ma e gerryejne PD nga brenda pa u ndjere “larg imoralet politike e jopolitike dhe mediokriteti nga PD” pervecse te keqija, asnje te mire nuk i sjellin, ndryshe nga dallojme ne nga imoraleti e mediokriteti rilindas? Duhen burra e burrnesha ne opozite sot, e jo marioneta, qe ne fakt gjithmone jane padobi, madje te demshme,, duhet dekriminalizim i politikes , por jo vetem, mendoj qe edhe deimoralizimi ne politike do e pastronte politiken nga….
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu