Aktualitet
Të dielën ndryshon ora/ Akrepat zhvendosen 60 minuta mbrapa
Në orën 3:00 të ditës së dielë, akrepat e orës do të zhvendosen 60 minuta mbrapa duke vendosur rregullin e ri orar që do të qëndrojë në fuqi deri më 27 mars 2017.
E diela e fundit e tetorit shënon dhe ditën që ju jep mundësi të flini një orë gjumë më shumë në mëngjes dhe nisjen e aktiviteteve të ditës një orë më vonë se ditët që lamë pas.
Ndryshimi i orës bëhet me qëllim shfrytëzimin më mirë të dritës diellore dhe kursimin e energjisë elektrike.
Ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj në vitin 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu